Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tema është shumë e rëndësishme... Për të gjithë Adminat dhe antart e Forumit tonë....

    loti the hacker
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster


    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Tema është shumë e rëndësishme... Për të gjithë Adminat dhe antart e Forumit tonë....

    Mesazh nga loti the hacker Mon Jun 01, 2009 8:33 am

    Me Emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirë Bërësit

    Tema është shumë e rëndësishme... Për të gjithë Adminat dhe antart e Forumit tonë të bekuar... Vetëm pesë minuta nëse ka mundësi

    Falenderimi i takon Zotit të botrave, saltet dhe selamet qofshin mbi më të lartin e pejgamberëve dhe të dërguarve dhe mbi familjen e tij dhe shokët tij të gjithë ..


    Së pari Allahu ua pranoftë adhurimet e juaja dhe veprat e mira dhe e Lus Allahun që ti bëni dobi islamit dhe muslimanëve dhe kam dëshirë t’iu përshëndes me përshëndetjen e banorëve të xhenetit me përshëndetjen me të cilën do ta takoni Allahun subhanhu ue teala Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi ue Berekatuhu
    Më Pastaj:

    Unë kërkoj falje nga ndërprerja ime dhe mos hyrja në forum me rregull, por besoni që ju jeni në mendimet e mia o të dashur fisnik për Allahun subhanhu ue teala dhe të cilin e lus që të na e bëj dashurin për të dhe të na i bëj veprat të sinqerta dhe vetëm për hir të tij, dhe të na fal neve dhe juve gabimet tona dhe të na bëj neve dhe vëllezërit tan krevatet të përparuar pa pasur xhelozi dhe inat dhe urrejtje. Allahume Amiiin Amiin

    Pastaj Vllezër të nderuar kam dëshirë t’iu dhuroj disa fjalë të ëmbla dhe këshilla në ti cilat nëse gjindet bukuria ajo është nga ju dhe prej jush dhe sipas kuptimit tuaj te asaj dhe me pas shpërndarja për të tjerët që të shtohet e përfitohen dobitë.

    Si të Bëhesh Antarë i njohur?

    Të gjithë ne e dimë se çdo antarë që merr pjesë në forum

    i shënohen numrat e pjesëmarrjeve në anën e Pseudonimit(emrit) tij ..

    e sa më shum të shtohet numërimi i pjesëmarrjeve aq më shumë i rritet pseudonimi dhe i zbukurohet duke ndriçuar ...

    edhe pse është ndriçim elektronik... ndoshta nuk është me të vërtetën as afër ...
    ... ngase është me numër ende e jo me SI ?

    Por antarët që janë përreth teje i shikojnë pjesëmarrjet me Si e jo me SA ..

    E melaqet që janë mbi teje i numërojnë me Si dhe Sa..!!

    Ki kujdes nga gabimet... se të gjithë të shohin!

    A po donë të bëhesh antar i njohur ?
    ------------

    Bëre vetën tënde antarë të dobishëm

    Llogarite vetën para se të llogarisin njerëzit

    Ngase një shumic mendojnë se prezenca e tyre

    Me emra të panjohur ia fsheh personalitetin nga syt e tan

    Por ajo nuk mundet të fshihet nga Krijuesi...

    Pra si të ketë dobi nga anëtarësimi im në Forum?

    Mos u bën antar negativ në marrëdhëniet tua me njerëzit ,

    Por hapjau zemrën atyre dhe bashkëngjitu mendimeve tyre deri sa të bashkëngjiten mendimeve tua kur të duhen.

    ----------------

    Shperndaje gëzimin te ata që janë rreth teje dhe mos e bënë vetën tënde qendër të pengesave të tjerëve????

    -------------

    Ti Meriton të rritesh aq sa kërkon nga të tjerët falje!
    Falja atyre dhe mos u bërë i vrazhdë me fjalë ndaj tyre,
    Bëhu i matur në sjelljet tua për çdo sjellje të keqe .

    ---------------

    Bëhu i qartë dhe i drejtpërsëdrejti në shkrimin tënd,
    Ngase temsilet dhe ata që shprehje që s’janë të drejta i shtojnë mendimet e këqija dhe i kallin fitnet ,

    ---------------

    Mendo njëherë ... dy herë ... apo tri herë kur të hapësh një temë:
    Vlerësin e saj, Dobinë e saj, mënyrën të cilën duhet shkruhet me të..
    Mundohu që ti bashkosh të gjitha pikat kryesore dhe përsëriti mirë.

    ----------

    Shumë normale është që të kesh një mendim të gjerë dhe të zgjuar për atë që po shkruan,
    Ngase nuk bënë të vendosësh ndonjë temë deri sa t’ia dish largësit e saj dhe nuk din pamjen e saj me një pamje të mjaftueshme për të, për të mos rënë në mundime prej pyetësve për atë që është pamje e keqe për ty.

    --------

    Bëre mënyrën e shkrimeve përmalluese dhe ki kujdes nga zgjatja
    ngase ajo i largon lexuesit ....
    shkurtoje fjalën dhe kërko në atë që është e dobishme.

    ------------


    Forumin e lexojnë mendje të ndryshme prej njerëzve
    Për të mos u akuzuar ...
    E për të mos i kyç fitilat e thirrjeve fetare dhe kombëtare...
    Shikoje fjalën tënde mirë, dhe ki kujdes çka në atë që e thua.

    ---------

    Të gjithë shpresojnë të mirën në regjistrimin tënd në forum dhe ty kërkohesh me atë për t’ia vendosur një pamje të mirë vetës..
    E ne shpresojmë që të shohim shpikjet(shkrimet) tua kudo që të jesh prandaj mundohu me gjithë mundin për çdo punë që e vepron...
    Ngase ajo është në të kundërtën e shpirtit sigurisht... ngase i dërguari salawatet qofshin mbi të na ka porositur në hadithin e tij duke thënë: “Kush e vepron prej jush një vepër le ta bëje mirë”

    -----------


    Largoju fjalëve që të thonë se mënyra jote në shkrime është fjalë fjalë
    E kundërshton fenë apo edukatën apo fillimet tua ...
    Se Lexuesit e ndershëm nuk kanë mundësi të gjykojnë ndaj teje pos prej sjelljes tënde ...
    Për Allahun për Allahun shiko çfar po shkruan...
    Respektimi i të gjithë antarve, dhe largimi nga ofendimet dhe sharjet...
    .. ka një argument të qartë për lartësinë e moralit tënd...
    Dhe shenja të mira prej cilësive tua që të janë mbjell..
    Edhe e kundërta gjithashtu ...

    ------------------


    Hapja e gjoksit dhe bartja e kundërshtimeve është çështje që kërkohet ..
    Mos u nevrikos menjëherë kur të shihesh kundërshtime që s’të pëlqejnë...
    Bile sillu në të kundërtën... ndriço me moralin tënd dhe ngrite me qëllimet e tua lart të gjitha sjelljeve të këqija ....
    Bëre prej replikave tua që të ngitet personaliteti yt..
    Bëhu i sigurt në fjalët e tua dhe diskutoje kundërshtimin me gjoks të hapur dhe arrije argumentin tënd me fjalë të mira në mënyrë më të mirë , dhe parfumoje deri sa të ndikoj në shpirtrat e lexuesve dhe ti lëvizi kah mendimi yt....
    Se Allahu i madhëruar e ka porositur të dërguarin alejhi selam për durim ndaj fjalëve të këqija, për të e pasuar sjelljen më të mirë për argumentimin dhe këshillën e mirë.

    ----------------------

    Mos vendos ndërmjet veti dhe tjerëve barrikada s’kanë prezencë fare ...
    Apo të e vendosësh ndonjë paramendim në mendjen tënde për ata vetëm ty....


    --------------------

    Prej gabimeve që rrëshqasin në ta shumica, mendimi i tyre se s’kanë vlerë në forum, dhe e argumentojnë këtë, me atë që adminat nuk përgjigjen adminat apo shokët ndaj tyre në secilën gjë ....
    E ky është gabim i madh..!!

    Ngase adminat kanë përgjegjësi të shumta e vonimi i tyre për të u përgjigjur nuk ka lidhje me vlerën tënde ....
    Mundet që të vonohet përgjigja e antarëve te ndonjë temë, por kjo asnjëherë nuk mundet ta ndryshoj qëndrimin dhe edukimin tënd..
    Ngase antarët kanë vlerësime të ndryshme dhe hobe të ndryshme e ndoshta nuk i sjell ajo që shkruan ....
    Për këtë mundohu që të shërosh çështjen me vetveten së pari, dhe kërko në dobësinë e vetes para se ti akuzosh të tjerët, dhe shkruaj me një mënyrë të mirë dhe zgjedhe në temë të përputhur me gjendjen,
    Pastaj shiko rezultatet.

    ----------------------

    Për tëmos e gjetur veten në vende që të vendosin në ndonjë qëndrim të turpshëm me antarët e tjerë, mos merr pjesë në tema që janë me pamje të ashpëra apo diskutime të shtrënguara ....

    ------------

    Përkujto fjalën e të dërguarit alejhi selam sipas kuptimit të hadithit: (Kush donë një shtëpi në lartësinë e xhenetit, ai që e lenë diskutimin edhe pse është në të drejt) apo siç ka thënë alejhi selami ..

    Mos u mashtro vëlla i dashur me një pakicë të diturisë që të ka dhënë krijuesi yt që të bëhesh mendjemadh ndaj të tjerëve dhe ti shikosh ata me sy poshtërues dhe se ata s’kanë mundur që të kundërshtojnë ty se i ke mundur me argumentet tua ?!!!

    Por përkujtoje vëlla hadithin e me lartshëm se atëherë do ta kuptosh se pse kanë heshtur diskutuesit!!!

    Bile ndoshta është më i mirë se ty dhe më i lart e më i ditur dhe më i fort se ty ndaj argumenteve kur ka heshtur !!!

    E heshtja nganjëherë është më e mirë se sa përgjigja për disa njerëz !!!!!??????




    Vëlla i dashur:

    Përkujtoj Allahu të shpërbleftë fjalët e Allahut ku thotë:

    Fjalën e Allahut: ((50.18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.))

    Dhe Fjalën e Allahut: ((82:10-11-12. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. Ata e dinë se çka punoni.))

    Dhe Fjalën e Allahut: ((36:65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan)).

    Dhe Fjalën e Allahut: ((41:21. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni”.))

    Dhe Fjalën e Allahut:((41:40. Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në ditën e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.))

    Dhe Fjalën e Allahut: ((18:49. Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.))

    Kërkoj falje për zgjatje por tema më pëlqeu dhe kisha dëshirë që ta vendoj para jush këtu në forum-islamik.com , e lus Allahun subhanehu ue teala që të na e shtoj këtë në peshoren e të mirave, Autorit bartësve(shpërndarësve) dhe përkthyesit ....


    Shpresojë për të gjithë antarët që të jenë sa më të qëndruar dhe të aftë
    E Allahu është Udhëzuesi për rrugë të drejt ....


    Përktheu: Miskni

    www.Forum-islamik.com

    P.S: Nëse merret ky shkrim për ndokund tjetër duhet të ceket edhe vendi i këtij postimi.

    E në fund Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetullahu Ue Berekatuhu

      Ora është Fri Apr 26, 2024 3:05 am