Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Disa mrekulli të Profetit tonë salallahu alejhi ue selem - II -

    loti the hacker
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster


    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Disa mrekulli të Profetit tonë salallahu alejhi ue selem - II -

    Mesazh nga loti the hacker Mon Jun 01, 2009 8:47 am

    Disa mrekulli të Profetit tonë salallahu alejhi ue selem - II -


    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit



    1. Shumimi i ushqimit. Një prej haditheve që tregon këtë gjë është hadithi i Ebu Talhës i cili i tha Umu Sulejmit (gruas së tij): “Dëgjova zërin e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe m’u duk i dobët dhe kuptova që ai është i uritur, prandaj a ke gjë për të ngrënë?” Tha: “Po.” dhe nxori disa copa buke prej elbi, i mbështolli me një copë (thotë Enesi, djali i saj) e më nisi tek Profeti.

    Shkova dhe e gjeta Profetin salallahu alejhi ue selem në xhami me njerëz të tjerë. Më tha Profeti salallahu alejhi ue selem: “A, Ebu Talha të dërgoi?” I thashë: “Po”. Tha: “A të dha ushqim?” I thashë: “Po”. Atëherë u tha atyre që ishin në xhami: “Ngrihuni”. U ngritën e unë ecja para tyre derisa sa erdha tek Ebu Talha dhe i thashë. Ebu Talha tha: “O Umu Sulejm! Na solli Profeti salallahu alejhi ue selem njerëzit, çfarë do t’u japim për të ngrenë?” Tha Umu Sulejm: “Allahu e di më mirë dhe i Dërguari i Tij.” Doli Ebu Talha për të pritur Profetin salallahu alejhi ue selem dhe hyri me të mbasi i dha selam Profeti salallahu alejhi ue selem Ebu Talhës. Tha Profeti salallahu alejhi ue selem: “Eja o Umu Sulejm, sille atë që ke për të sjellë.” E solli Umu Sulejmi atë bukë dhe e përgatiti atë pasi e thërrmoi. Foli Profeti salallahu alejhi ue selem disa fjalë pastaj tha: “Lejo të vijnë 10 veta për të ngrënë.” Erdhën hëngrën derisa u ngopën e më pas dolën. E kështu me radhë dhjetë e nga dhjetë hanin derisa ngopeshin e dilnin, derisa hëngrën të gjithë. Ata ishin 70 ose 80 veta.



    Ndër këto është edhe hadithi i Xhabirit ditën e Hendekut që hëngrën mbi një mijë veta derisa u ngopën. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.



    Ndër të tjera është edhe hadithi i Semura Ibn Xhundub në një ngjarje tjetër. E transmeton Tirmidhiu dhe Daremiu, hadithi është i saktë.



    Ndër këto hadithe është edhe hadithi i Abdurrahman Ibn Ebi Bekr të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi në një ndodhi tjetër të ngjashme.



    Ngjarje të tilla janë të shumta të cilat janë transmetuar nga një numër sahabësh disa prej të cilëve i përmendëm. Ndër ta edhe Seleme Ibnul Ekua, Ali Ibnu Ebi Talib, Enesi, Ebu Hurejre, Xhabiri etj.



    Shkurtimisht, këto hadithe i transmetojnë mbi dhjetë sahabë dhe prej tyre i transmetojnë shumëfishi i këtij numri tabi'inësh dhe prej këtyre të fundit i transmetojnë njerëz të panumërt.



    2. Pemët flasin dhe dëshmojnë se Muhamedi është i Dërguar i Allahut.

    Transmetohet nga Ibn Umer se ka thënë: “Ishim me Profetin salallahu alejhi ue selem në udhëtim. Ndërkohë i afrohet një fshatar Profetit salallahu alejhi ue selem. I tha: ‘O fshatar, ku po shkon?’ Tha: ‘Në shtëpi.’ I tha: ‘A të të tregoj diçka më të mirë?’ I tha: ‘Çfarë?’ I tha: ‘Të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.’ I tha: ‘Kush dëshmon për vërtetësinë e kësaj që thua?’ I tha: ‘Ajo pema që ndodhet në anë të luginës. Thirre se ajo do të të përgjigjet.’ Erdhi pema duke çarë tokën derisa qëndroi para Profetit salallahu alejhi ue selem. I kërkoi Profeti të dëshmonte tri herë dhe pema dëshmoi. Më pas u kthye në vendin e vet.” Transmeton Bejhakiu, Daremiu, Taberani, Ebu Ja'la dhe Bezari. Hadithi është i saktë.



    Hadithe të ngjashme me këtë transmetohen nga Xhabiri, Ja'la Ibn Sejabeh, Ibn Mes'udi, Ibn Umer, Burjede, Ja'la Ibn Murre, Enes Ibn Malik, Ali Ibn Ebi Talib Ibn Abasi etj., radiallahu anhum.



    Abdurrahim Balla

      Ora është Fri May 10, 2024 3:13 am