Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kushtetuta historike e Medinës

    loti the hacker
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster


    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Kushtetuta historike e Medinës

    Mesazh nga loti the hacker Mon Jun 01, 2009 8:43 am

    Qështje krahasimore mes Kartës së Medinës dhe disa dokumenteve juridiko-historike.


    Shkruan: Abdullah KLINAKU



    Rrethanat historike

    Profeti Muhammed s.a.s. që nga mosha dyzet vjeçare kur iu bë i obligueshëm transmetimi i shpalljes hyjnore vazhdimisht punoj që atë ta përhap ndër njerëz. Shpallja me të cilën u obligua Muhammedi s.a.s ishte Islami i cili pas 23 viteve do të marr formën e fes universale, i cili rregullon tërë jetën dhe veprimtarine e njeriut. Duke filluar që nga ajo individuale, familjare, shoqërore, shtetërore e deri te rregullimi i mardhënieve ndërkombëtare. Për të marr formën e duhur kjo fe Muhammedit s.a.s iu dashtë një periudh 23 vjeçare thirrje në këtë fe. Kjo periudhë është e ndarë në dy epoka kryesore: e para mekase gjegjësisht periudha përderisa Muhammedi s.a.s bëri thirrje në Mekkë e cila përshin 13 vjet si dhe periudha medinase e cila përfshin 10 vjet të qëndrimit të Muhammedi s.a.s në Medinë që nga emigrimi, kjo periudhë mund të quhet edhe periudha e ndërtimit të shtetit islam. Gjatë periudhës së parë normat që Allahu i zbriti kishin të bëjnë me ngritjen dhe formimin shpirtëror dhe atë organizativ në nivel vëllazëror, por, jo normativo-juridik dhe organizativo-shtetëror. Gjatë kësaj periudhe Muhammedi s.a.s ishte pejgamber që thërriste në Besim të pastër në Allahun s.t dhe në vëllazërim mes muslimanëve. Mbi këto dy parime u ndërtua ajo elit njerëzish që për një moment të caktuar mbi supet e tyre të ndërtonin shtetin Islam i cili do të shëndërrohet në një perandori shprese, besimi, shpëtimi dhe gëzimi.

    Muhammedi s.a.v.s pas përpjekjeve 13 vjeçare thirrje në Mekke, pas mundit dhe persekutimeve të mëdha, Allahu s.t e mësoj dhe urdhëroj të emigroj në Medinë (Jethribin e atëhershëm). Hixhreti i Muhammedit s.a.v.s ka një rëndësi tejet të madhe dhe kjo rëndësi është se pas emigrimit është bërë shteti Islam. Shteti konsiderohet sipas teorisë juridike, politike dhe sociale si e arritura më e madhe e njerëzimit. Muhammedi s.a.v.s i mësuar dhe edukuar nga Allahu morri hapin vendimtarë për formimin e shtetit Islam. Një shtet nuk mund të ekzistoj pa tre elemente substanciale territorin, popullsinë dhe pushtetin gjë që këto elemente ishin pothuajse të pamundura të krijohen në formën e duhur në Mekk. Muhammedi a.s njeri i mrekullive si në shkencat natyrore e edhe në ato sociale e kuptoj qartë se ka nevojë për një vend të populluar me mysliman shumicë ku do ta vendos ligjin islam me pushtetin islam.

    Me shkuarjen në Medinë në vitin 622 miladi (viti 1 Hixhri) Muhammedi a.s filloj ti korrë frytet e punës së tij a.s dhe shokëve të tij të filluar qysh 13 vite më parë. Apo thënë më mirë Muhammedi a.s erdhi në Medinë për të vendosur kulmin e një themeli të ndërtuar në Mekke për 13 vjet. Një themeli të ndërtuar mbi iman (besim) në Allahun, mbi vëllazërinë dhe dashurinë mes myslimanëve. Më të arritur në Medinë Muhammedi a.s vuri themelin e xhamisë, bëri vëllazërimin e myslimanëve emigrantë dhe vendas pastaj filloj edhe nxjerrjen e akteve të cilat do të bënin afrimin dhe sigurimin në shtetin islam të pakicave fetare dhe kombëtare. Kjo u bë me aktin juridik të quajtur Karta-Kushtetuta e Medinës.

    Struktura e popullsisë së Medinës

    Gjatë kësaj kohe në Medinë jetonin muslimanët të cilët kishin emigruar nga Mekka dhe që quheshin muhaxhir-emigrantë, muslimanët nga Medina që quheshin Ensar-Ndihmëtar, hebrejte të ndarë në dy fise kryesore si dhe disa grupe të vogla paganësh. Kjo strukturë njerëzish përveq që ndahej sipas fes ndahej edhe sipas prejardhjes etnike si arab, pers, qifut si dhe prapë këto etni ndaheshin në fise. Tërë kjo nënkupton se Medina ishte një vend që kishte një popullsi të shumëllojshme por që shumica dërrmuese e tyre ishin musliman. Shumllojshmëria shtrihej si në aspektin e etnis, si në aspketin e fes ashtu edhe të kulturës dhe zakoneve. E tërë kjo shumllojshmëri do të reflektohet në momentin e nxjerrjes se Kushtetutës se këtij qytet-shteti.

    Struktura e Kartës së Medinës

    Karta e Medinës si dokument është ruajtur në orgjinalitetin e saj dhe është përcjellur për gjenerata. Ajo ka pas fatin që të përkthehet edhe në shumë gjuhë të botës, përfishir edhe gjuhën shqipe. Karta e Medinës është e përcjellur te disa dijetarë dhe autor të ndryshëm, duke pas ndryshime në nene (në kuptimin numërativ). Ta zëmë shembull në disa libra përmenden 47 nene, 52 nene p.sh Dr. Muhammed Hamidullah në librën, Muhammed a.s I, si dhe në disa ka 72 nene. Arsyeja përse kemi kemi lëvizje të neneve është në atë se disa autor disa nene i kanë futur në njëri tjetërin për shkak të ngjashmëris, ose në nenet që përmenden me emër fiset por që të drejtat dhe detyrat kanë qenë të njejta janë futur në një nenë. Megjithatë substanca nuk ndryshon dhe kundërshti në parime nuk ka. Kjo Kartë është e ndarë në katër pjesë, ç'do pjesë ka një numër të ndryshëm të neneve. Fillon me emrin e Allahut s.t., dhe pastaj tregon se mes kujt është lidh kjo Marrëveshje. Kjo pjesë trajtohet si preambul dhe është:
    Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit
    Ky është akt i Pejgamberit s.a.s i lidhur ndërmjet besimtarëve muslimanë kurejsh dhe banorëve të Jethribit si dhe pasuesve që u bashkangjiten dhe luftojnë bashkë me ta.
    (Ismaili, H., Burime të Zgjedhura Juridike I, Prishtinë, 2001, Fakulteti Juridik)


    Qështje krahasimore mes Kartës së Medinës dhe disa dokumenteve juridiko-historike

    Duke u bazuar në atë se njerëzimi vazhdimisht ka organizu jetën dhe marrdhëniet shoqërore sipas kapaciteteve dhe njohurive të tij e kuptojmë edhe atë se sundimtarët vazhimishte kanë nxjerr akte me të cilët i kan vendosur rregullat e shoqërisë. Kjo formë e organizimit hierarkik është formë më e avancuar se anarkia në shoqëri. Megjithatë format e hierarkisë që i kanë vendosur sundimtarët shpesh herë kanë qenë më të dëmshme se sa ç'do formë e anarkisë, sepse, kanë vendosur rregulla anormale madje edhe shfarosëse vetëm për të ruajtur pozicionet e veta në shoqëri. Për tua imponuar rregullat shoqërisë sundimtarët kanë vendosur dokumente juridike dhe me këtë kanë vendosur rregulla për shoqërinë. Nga shumë dokumente të nxjerra në histori disa janë më të njohura, të ruajtura në orgjinalitein e tyre e shumë prej tyre janë demoluar dhe humbur. Nga dokumentet më të rëndësishme që njohim është ky dokument juridiko-historik që po e emërtojmë si Karta e Medinës. Këtë dokument meqë po e trajtojmë si të veqantë, duhet tërheq edhe vijen e krahasimit mes tij dhe disa dokumenteve të tjera ndër më të njohurat juridiko-historike. Qëllimi i krahasimit është se Karta e Medinës është dokument i veqantë nga të tjerët dokumente klasike. Dallimet me këto dokumenta janë si në aspektin procedural, material, përmbajtësor ashtu edhe në atë historik.

    Karta e Medinës dhe Kodi i Hamurabit ( 1694 para erës së re)

    Karta e Medinës është hartua nga sundimtari-burrështetasi Muhammedi a.s dhe ka marrë pëlqimin e popullit qoftë mysliman ose jo. Rreth këtij dokument janë pajtuar muslimanët nga Mekka, muslimanët nga Medina, fiset hebreite si dhe fise të tjera me prejardhje perse apo arabe të cilët ishin pagan. Po ashtu rreth këtij dokumenti ishin të bashkuar të varfërit dhe të pasurit, pushtetarët dhe të sunduarit, madje nga tërë këta u jap verdikti rreth këtij dokumenti. Ishin të bashkuar si ummet rreth një dokumenti i cili ishte propozuar nga Udhëheqësi i këtij vendi, i cili kishte edhe fuqine e ekzekutimit të sanksioneve dhe ruajtjen e ligjshmëris në vend.
    Për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve bazike mund ti përmbledhim në atë se ky dokument: sanksionon barazinë formale, para gjygjit dhe ligjit të gjithë janë të barabartë, ka njohur të drejtën e fesë dhe lejon edhe organizimin jetësor të hebrenjve sipas ligjit të tyre madje njeh edhe të drejtën e çdo grupi social në Medinë i ndarë në vija fetare të organizoj tregun sipas ligjit të tyre, bartë të drejtën për gjykim nga individi në institucionin shtetëror etj.
    Kodi i Hamurabit është nxjerr nga sundimtari dhe i është imponuar popullit të tij. Sipas të dhënave Hamurabi, sundimtarë i Babilonisë, ka pretenduar se është sundimtarë me veti hyjnore. Ligji i tij është i domosdoshëm për zbatim dhe i detyrushëm pa konsulltim paraprak. Ky ka pretenduar se këto ligje ja kanë sjell hyjnitë dhe këtë e kan obliguar ta transmetoj. Madje Hamurabi në pjesë e prologut mallkon ata që nuk e respektojnë këtë kod sa është gjallë ky si dhe pas vdekjes së tij. Kjo është nga aspekti procedural.
    Ndërsa sa i përket anës përmbajtësore ky kod ka sanksionuar pabarazinë formale juridike, para ligjit nuk kanë qenë gjithë të barabartë, nuk njeh lirinë fetare, nuk bënë rregullimin dhe nuk njeh të drejtën për treg dhe ekonomi etj. Ky kod ka karakter të hapur klasor, sepse sanksionon pabarazinë formale juridike. Për të personat që u përkasin klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore, për të njëjtin delikt, parasheh dënime të ndryshme, përkatësisht parasheh mbrojtje të ndryshme juridiko-penale. (Ismaili, H., Burime të Zgjedhura Juridike I, Prishtinë, 2001, Fakulteti Juridik)

    Karta e Medinës dhe kushtetuta e Athinës e hartuar nga Aristoteli si dhe shkrimet e Konfuqios me karakter juridik
    loti the hacker
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster


    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Re: Kushtetuta historike e Medinës

    Mesazh nga loti the hacker Mon Jun 01, 2009 8:44 am

    Sa i përket këtij krahasimi mes Kartës së Medinës dhe këtyre dokumenteve, dallimi substancial është ai prcedural dhe material. Siç thamë edhe më parë Karta e Medinës është bërë nga burrë-shtetasi i cili ka fuqinë marrjes së vendimit dhe ekzekutimit të tij, si dhe posedon mekanizma për ruajtjen e ligjshmëris. Ndërkaq dokumentet e Konfuqios dhe kushtetuta e Athinës janë dokumente të shkruar nga filozof pa fuqi ekzekutive në shtet. Idetë e tyre kanë qenë alternativa të mundshme por jo edhe të ekzkutushme, mendimet e tyre kanë pasuruar mendimin juridik dhe politik, por nuk kanë sjell ekzekutime te të tyre në praktike. Madje për Kushtetutën e Athinës thuhet nga shumë studiues se është vetëm një përshkrim i qytetit të Athinës (Hamidullah, M. Muhammed s.a.v.s 1977, fq, 174).

    Karta e Medinës dhe Magna Carta Libertatum (1215)

    Magna Carta Libertatum njihet si një dokument tejet i rëndësishëm historiko-juridik. Madje shumica e teoricentëve perëndimor e cilësojnë si akti më i rëndësishëm juridik. Magna Carta Liberttatum është një akt shtetëror-juridik në Angli, e lëshuar më 15 qershor 1215, nga mbreti John LackLand me të cilin kryesisht rregullohen marrëdhëniet e kishës së feudalëve dhe mbretit (Ismaili, H. burime të zgjedhura juridike historike 2001, Prishtinë, fq.99).

    Ndërkaq Karta e Medinës nuk njeh klasa të tilla ajo nuk rregullon pozitën e burrështetasit dhe grupeve të interesit në Medinë ajo rregullon marrëdhënien e shëndoshë mesë pushtetit dhe popullit, mes grupeve të ndryshme fetare që jetonin aty si dhe veprimtari të tjera që kanë interes të përgjithshëm për shoqërinë.

    Karta e Medinës dhe kushtetutat bashkëkohore

    Disa kushtetuta bashkëkohore të njohura si kushtetuta demokratike përmbajnë elemente të përbashkëta me kushtetutën e Medinës. Ndër to veçojmë: parimin për barazi para ligjit, synimin që më kushtetutë të arrihet paqja dhe mirëqenia mes popullit të vendit, sigurimin dhe luftën për vend në rast rrezikimi nga armiku, bartja për çështjet e drejtësisë nga duart e popullit në pushtet, fondin e sigurimit shtetëror etj.

    Megjithatë Kushtetuta e Medinës shquhet shumë më shumë për të drejtat fetare. Hebrejt i gëzuan të gjitha të drejtat fetare, ata kishin të drejt të organizonin jetën e tyre mbi ligjin e vet por pa cenuar interesin e shtetit islam. Ata kishin të drejtë të organizonin edhe ekonominë në mënyrë të pavarur nga myslimanët (kishin tregun e tyre) në lidhje më këtë shih:

    Neni 17. Është detyrë e të gjithë myslimanëve të ndihmojnë dhe t'u ofrojnë sjellje miqësore çifutëve, të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta. Asnjë shtrëngim i çfarëdo lloji qoftë nuk duhet ushtruar mbi ta dhe nuk duhen ndihmuar armiqtë e tyre kundër tyre.

    Neni 27. Çifutët e fisit Benu Auf, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të myslimanëve, duhet të përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe myslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare, myslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij. ( këto të drejta vlejnë për të gjithë fiset çifute në Medinë, dhe janë të cekura në Kushtetutë).



    Rregullimi i shtetit të Medinës në bazë të kësaj Kushtetute

    1. Fillon me emrin e Allahut
    2. Cilëson se mes kujt dhe cilave fise lidhet marrëveshja
    3. Citon se të gjithë pjesëmarrësit në këtë marrëveshje përbëjnë popullin e Medinës pa përjashtim (trajtohen si ummet)
    4. Medina themelohet si bashkësi fetare, territoriale dhe politike
    5. Banorët e saj janë myslimanët e ikur nga Mekka, myslimanët e Medinës dhe jo myslimanët (hebrenjtë dhe paganët) dhe të gjithë ata që pranojnë pushtetin qendror të islamit
    6. Të gjithë shtetasit pa marrë parasysh përkatësin fetare janë të barabartë
    7. Ndalohet hakmarrja dhe derdhja e gjakut mes banorëve
    8. Çështjet e drejtësisë mbesin kompetencë e pushtetit
    9. Muhammedi s.a.v.s njihet si kryetar i këtij shteti
    10. Formohet fondi i sigurimit shoqëror për blerjen e shtetasve të vet që ziheshin robër të luftës dhe për paguarjen e çmimit të gjakut
    11. Ndalohet tirania në çdo formë dhe u ndalohet të gjithëve që ta fshehin kriminelin
    12. Mes banorëve të Medinës duhet të mbizotëroj paqja, toleranca dhe ndihma reciproke
    13. Nuk i lejohet asnjë personi të lidhë marrëveshje më ndonjë shtet apo ti shpall luftë pa qenë kompetent. Kjo e drejtë i takon vetëm pushtetit
    14. Zbatimin e kësaj kushtetute e garanton Allahu dhe Pejgamberi i Tij dhe
    15. Në rast të ndonjë mosmarrëveshje duhet tu drejtohen Librit të Allahut dhe Muhammedit s.a.v.s

    Ky ishte një informim shumë i cekët për Kushtetutën e Medinës por, që tregon se si pejagamberi a.s ka rregullua shtetin dhe të drejtat e shtetasëve të tij në formë bazike. Muhammedi a.s i ka dhënë botës shumë, ia ka përcjelle mesazhin e Allahut ia ka mësua tolerancën, paqen, respektin, lirinë shpirtërore dhe fizike, e si po ia kthen bota atij të Dashuri tonë paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të?

    Fatkeqësisht bota e lirë e që Ai s.a.v.s i vuri themelet e lirisë së vërtet nuk di ta çmojë dhe ta ruajë Thesarin e tij, ta kuktivojë tolerancën që ai mbolli, ta ruaj paqen që ai vendosi. Pejagmberi i njerëzimit nuk ka mësuar kurrë askënd me urrejt dikë, pejgamberi na ka mësua ti duam dhe ti besojmë të gjithë pejgamberët dhe të vendosemi në mbrojtjen e tyre edhe ata kur sulmohen. Nuk është e drejtë por është turp i madh për disa vende të botës që nxisin urrejtje ndaj pjagamberit të njerëzimit.

    Në lidhje me Kartën e Medinës si mysliman të këtij vendi e kemi obligim që të punojmë dhe në librat qofte të shkollave fillore, të mesme apo universitare të citohet qartë se kushtetuta e parë në botë është Kushtetuta e Medinës. Kjo duhet të mësohet nga aspekti teorik-shkencor dhe të merren parime bazë nga kjo kushtetutë për hartimin e kushtetutave të reja.

    Falënderimi i takon Allahut, Ligjvënësit të Vërtet, bekimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të Dashurin tonë sal-la All-llahu alejhi ue sel-lem.

      Ora është Sun May 19, 2024 10:12 pm