Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Reload this Page Bing – konkurrenti i ri i Google

    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Reload this Page Bing – konkurrenti i ri i Google

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 31, 2009 5:12 am

    Reload this Page  Bing – konkurrenti i ri i Google F.0529182813824_m
    Nga Microsofti kanë vërtetuar lansimin e shërbimit të tyre të ri për kërkim të internetit, ai do të thirret Bing.
    Sistemi,
    sipas pohimeve të Microsoftit, është i bazuar në “sistemin e vendosjes”
    me të cilin krijohet një qasje tërësisht e re e kërkimit të internetit.
    Mënyra në të cilën Bing funksionon do të duhej të lehtësojë përdoruesve
    kërkimin e internetit, por edhe të ofrojë rezultate më të sakta të
    kërkimit.

    “Makinat e sotme të kërkimit të internetit me të madhe u ndihmojnë
    njerëzve në shfletimin e internetit dhe gjetjen e informatave, por nuk
    janë edhe aq të dobishme kur përdoruesve u duhet ndihmë për t’i
    përdorur ata informata”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i Microsoftit,
    Steve Ballmer.
    Reload this Page  Bing – konkurrenti i ri i Google Bing1
    “Bing është hapi i parë në përpjekjen afatgjate të Microsoftit për të
    lehtësuar kërkimin dhe shfrytëzimin e informatave nga interneti”, ka
    shtuar ai.

    Nga risitë të cilat i sjell Bing vlen të veçohet Best Match e cila ndan
    rezultatet më të mira të kërkimit, Quick Preview i cili duke kaluar me
    kursorin e miut mbi të hap një dritare me informata shtesë dhe Web
    Groups për grupimin e rezultateve në mënyrë intuitive.

    Bing do të jetë tërësisht operacional dhe në dispozicion për përdorim në mbarë botën prej datës 3 korrik të këtij viti.

      Ora është Tue May 14, 2024 11:04 am