Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:42 am



    Autor: Sejjid Sabik
    Përkthyer nga një grup përkthyesish
    Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani

    AGJËRIMI (ES-SIJAM)

    Sijam në përgjithësi do të thotë “të ndalohesh nga diçka”. Për
    shembull, një ajet kuranor thotë: “Unë i kam dhënë besën Allahut të
    mëshirshëm të ndalohem”, që në këtë rast do të thotë të mos flasë. Ajo
    çfarë nënkuptohet këtu nga agjërimi është ndalimi nga të ngrënët, të
    pirët dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit,
    me qëllim vetëm për hir të Allahut.

    Vlera e agjërimit

    Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Allahu i Madhëruar
    ka thënë: Biri i Ademit (njeriu) çdo vepër e bën për vete, përveç
    agjërimit, që është vetëm për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi
    është mburojë. Nëse dikush agjëron, ai nuk duhet të flasë fjalë të
    këqija, nuk duhet ta ngrejë zërin apo të sillet në mënyrë jo korrekte.
    Nëse dikush e ofendon dhe e gjuan, ai duhet të thotë: “Unë agjëroj” dy
    herë. Betohem ne Atë, në dorë të të Cilit është shpirti i Muhamedit,
    era e gojës së agjëruesit tek Allahu në Ditën e Gjykimit është më e
    mirë se era e miskut. Ai që agjëron ka dy gëzime, kur prish agjërimin
    në fund të ditës dhe kur të takojë Zotin e vet e të kënaqet që ka
    agjëruar”.[1] Transmetohet nga Ahmedi, Muslimi dhe Nesaiu.

    Sipas transmetimit të Buhariut dhe Ebu Daudit thuhet: “Agjërimi është
    mburojë. Nëse dikush agjëron, ai nuk duhet të flasë fjalë të këqija dhe
    nuk duhet të sillet keq me të tjerët. Nëse ndonjëri do të grindet me të
    apo e shan atë, le t’i thotë dy herë “Unë agjëroj”. Betohem në Atë, në
    dorë të të Cilit është shpirti i Muhamedit, era e gojës së agjëruesit
    tek Allahu në Ditën e Gjykimit është më e mirë se era e miskut. Ai lë
    ushqimin, pijen dhe epshin për hatrin Tim. Agjërimi i tij është për Mua
    e Unë do e jap shpërblimin për të dhe për çdo vepër të mirë ai do të
    shpërblehet dhjetëfish”.[2]

    Abdullah ibën Amr transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:
    “Agjërimi dhe Kurani janë dy ndërmjetësues të robit tek Allahu në Ditën
    e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: O Zot! Unë e ndalova nga ushqimi dhe
    epshet e tij gjatë ditës. Më lejo të ndërmjetësoj për të. Kurani do të
    thotë: Unë e ndalova nga gjumi i natës. Më lejo të ndërmjetësoj për të.
    Kështu, ndërmjetësimi i tyre do të pranohet”.[3] Ky hadith transmetohet
    nga Ahmedi me një zinxhir të vërtetë transmetimi.

    Ebu Umame transmeton se kishte shkuar tek i Dërguari i Allahut dhe i
    kishte thënë ta urdhëronte për një punë që do ta çonte ne xhenet.
    Profeti (a.s.) i kishte thënë: “Mos iu nda agjërimit se nuk ka si ai”.
    Pastaj ky kishte shkuar përsëri dhe ai i kishte thënë sërish: “Mos iu
    nda agjërimit”.[4] Transmetohet nga Ahmedi, Nesaiu dhe Hakimi i cili e
    konsideron të vërtetë

    Ebu Seid El Hudri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush
    agjëron një ditë në rrugë të Allahut, Allahu e largon zjarrin e
    xhehenemit 70 vjet nga fytyra e tij”.[5] Transmeton “Grupi”, përveç Ebu
    Daudit.

    Sehl ibën Sead transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Në xhenet
    ka një derë që quhet Rejan. Në ditën e gjykimt ajo do të thotë: Ku janë
    agjëruesit? Pasi të ketë hyrë dhe agjëruesi i fundit ajo do të
    mbyllet”.[6] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    Llojet e agjërimit

    Ka dy lloje agjërimi; i detyrueshëm dhe vullnetar. Agjërimi i detyrueshëm ndahet më tej në tre lloje:

    -Agjërimi i muajit të Ramazanit

    -Agjërim për shlyerjen e shkeljeve të normave fetare apo për pamundësinë e kryerjes së tyre.

    -Agjërimi që bëhet detyrim, për shkak të ndonjë betimi të bërë.

    Këtu do të diskutojmë për agjërimin e Ramazanit dhe agjërimin
    vullnetar, ndërsa shtjellimi i llojeve të tjera do të vijë në vendin e
    vet.

    Agjërimi i ramazanit

    Gjykimi fetar për të

    Agjërimi i muajit të Ramazanit është detyrim fetar sipas Kuranit,
    Sunetit dhe konsensusit të dijetarëve. Faktet për detyrimin e agjërimit
    të muajit të Ramazanit janë të shumta nga Kurani dhe Suneti, por ne do
    të mjaftohemi me disa prej tyre.

    Argumentet nga Kurani konsistojnë në ajetet e mëposhtme:

    يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمْ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ
    عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ)أَيَّامًا
    مَعْدُودَاتٍ فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ
    مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ
    مِسْكِينٍ فَمَنْ تَطَوَّعَ خَيْرًا فَهُوَ خَيْرٌ لَهُ وَأَنْ تَصُومُوا
    خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ
    فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ الْهُدَى
    وَالْفُرْقَانِ فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمْ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ

    “O ju që besuat! Agjërimi u është bërë detyrim, sikurse ka qenë edhe i
    atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të
    obliguar për) Ditë të caktuara. E kush e përjeton prej jush këtë muaj,
    le të agjërojë...” (El-Bekare, 183-185)

    Nga hadithi kemi thëniet e mëposhtme të Profetit: “Islami ngrihet mbi
    pesë shtylla që janë; të dëshmuarit se Zoti është një dhe se Muhamedi
    është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i
    ramazanit dhe haxhi në Mekë”.[7]

    Talha ibën Ubejdullah tregon se një burrë shkoi te Profeti (a.s.) dhe i
    tha: “O i Dërguari i Allahut! Më trego cili agjërim është i detyrueshëm
    për mua?” Ai u përgjigj: “Muaji i Ramazanit” Burri pyeti sërish: “Nuk
    ka ndonjë tjetër?” Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Jo, vetëm në rast se e
    bën vullnetarisht”.[8]

    Agjërimi u bë i detyrueshëm në vitin e dytë të hixhretit, ditën e hënë
    kur kishin mbetur dy ditë të muajit Shaban. Të gjithë muslimanët bien
    dakord se agjërimi i Ramazanit është i detyrueshëm. Ai është një nga
    shtyllat e Islamit dhe nëse dikush e kundërshton këtë, ai nuk mund të
    quhet musliman.

    Mirësia e muajit të Ramazanit dhe vlera e veprave që bëhen gjatë tij

    Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Po vjen një muaj i
    bekuar, në të cilin Allahu ju ka bërë detyrim agjërimin. Gjatë këtij
    muaji hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e ferrit dhe shejtanët
    lidhen me zinxhirë. Në të është një natë më e mirë se një mijë muaj.
    Kush privohet nga ajo, do të jetë privuar nga diçka e madhe”.[9]
    Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Bejhakiu.

    Arfexhe tregon se ishte njëherë me Utbe ibën Farkad, ndërsa ky i fundit
    po fliste rreth Ramazanit. Në atë kohë hyn një nga shokët e Profetit
    (a.s.). Kur Utbe e pa atë, u turpërua dhe ndaloi së foluri. Pastaj
    burri filloi të fliste rreth Ramazanit, duke thënë se kishte dëgjuar të
    Dërguarin e Allahut duke thënë: “Gjatë Ramazanit mbyllen dyert e
    ferrit, hapen dyert e parajsës dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Një
    engjëll thërret: O ju që doni të bëni mirë, gëzohuni! O ju që doni të
    bëni keq, ndaloni deri në fund të Ramazanit!”[10] Transmeton Ahmedi dhe
    Nesaiu me një zinxhir të besueshëm transmetimi.

    Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Pesë namazet e
    ditës, xhumaja deri në xhuma dhe ramazani deri në Ramazan janë falje
    për gjithçka ka ndodhur gjatë kësaj kohe, nëse mënjanohen gabimet e
    mëdha”.[11] Transmeton Muslimi.

    Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush e
    agjëron muajin e Ramazanit duke i njohur kufijtë e tij dhe duke u
    përmbajtur nga ato që duhet të përmbahet, atij do t’i falen gabimet që
    ka bërë më parë”.[12] Transmeton Ahmedi dhe Bejhakiu me një zinxhir të
    besueshëm transmetimi.

    Po ashtu, Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush e
    agjëron muajin e Ramazanit me besim tek Allahu dhe duke kërkuar
    kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij, do t’i falen të gjitha gabimet e
    mëparshme”.[13] Transmetohet nga Ahmedi dhe autorët e “Es-Sunen”.

    Pasojat për atë që ndërpret agjërimin e Ramazanit

    Ibën Abasi transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Thelbi i vërtetë i
    Islamit dhe bazat e fesë mbi të cilat ngrihet Islami janë tre. Kush lë
    njërën prej tyre është jobesimtar dhe gjaku i tij ligjërisht mund të
    derdhet. Ato janë: Dëshmia se Zoti është një, falja e namazit dhe
    agjërimi i Ramazanit”.[14] Transmetohet nga Ebu Jala dhe Dejlemiu.
    Dhehebiu e konsideron hadithin të vërtetë.

    Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse dikush e
    ndërpret agjërimin e një dite gjatë muajit të Ramazanit, pa pasur
    ndonjë arsye për të cilën Allahu do ta falë, nuk do të mund ta
    zëvendësojë atë ditë, edhe nëse agjëron gjithë jetën e tij”.[15]
    Transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu.

    Buhariu kujton nga Ebu Hurejra në formën “marfu’a”: “Kush e ndërpret
    agjërimin e muajit të Ramazanit pa pasur një arsye të pranueshme
    ligjërisht apo pa qenë i sëmurë, ai nuk mund ta zëvendësojë atë ditë,
    edhe nëse agjëron tërë jetën e tij”.[16] Këtë e ka thënë edhe Ibën
    Mesudi.[17]

    Dhehebiu thotë se sipas besimtarëve të qëndrueshëm, ai që e lë
    agjërimin e Ramazanit, pa qenë i sëmurë, konsiderohet më i keq se ai që
    bën imoralitet apo ai që pi alkool. Në fakt, ata hedhin dyshime mbi
    Islamin e tij dhe mendojnë se ai mund të jetë nga ata që nuk janë
    muslimanë dhe nga ata që e shkatërrojnë realisht Islamin.

    Ardhja e muajit të Ramazanit

    Kjo ngjarje vërtetohet nga shikimi i hënës, edhe në rast se shihet
    vetëm nga një person i drejtë apo pas mbarimit të tridhjetë ditëve të
    muajit paraardhës Shaban. Ibën Umeri tregon se, ndërsa njerëzit po
    përpiqeshin njëherë të shihnin hënën e re, ai i tha Profetit (a.s.) se
    e kishte parë atë. Kështu, Profeti (a.s.) agjëroi dhe i urdhëroi të
    tjerët të agjëronin.[18] Transmetohet nga Ebu Daudi, Hakimi dhe Ibën
    Hibani. Këto dy të fundit e vlerësojnë hadithin si të vërtetë.

    Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Agjëroni pasi ta
    shihni atë (hënën e re) dhe ndërpriteni agjërimin (në fund të muajit)
    kur ta shihni atë. Nëse është e fshehur, atëherë plotësoni tridhjetë
    ditët e muajit Shaban”.[19] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    Duke komentuar transmetimet e mësipërme, Tirmidhiu thotë se shumica e
    dijetarëve veprojnë sipas këtyre transmetimeve. Ata thonë se pranohet
    të presësh edhe dëshminë e një personi të vetëm për të përcaktuar
    fillimin e agjërimit. Ky është dhe mendimi i Ibën Mubarekut, Shafiut
    dhe Ahmedit. Neveviu thotë se ai është mendimi më i saktë.

    Përsa i përket hënës së re te Shevalit (që simbolizon fundin e
    agjërimit), vërtetohet me plotësimin e tridhjetë ditëve të Ramazanit.
    Në këtë rast nuk pranohet dëshmia e një personi (se ka parë hënën).
    Shumica e juristëve mbrojnë idenë se ardhja e hënës së re duhet të ketë
    dy dëshmitarë të drejtë, të cilët e kanë parë atë kur ka dalë.
    Megjithatë, Ebu Theuri nuk e bën dallimin midis hënës së Shevalit dhe
    hënës së re të Ramazanit. Në të dy rastet ai pranon dëshminë e një
    personi të vetëm që është i drejtë.

    Ibën Rushdi duke komentuar mbi këtë temë thotë: “Mendimi i Ebu Bekër El
    Mundhiriut është i njëjtë me atë të Ebu Theurit. Unë mendoj se të
    njëjtin mendim ndan edhe shkolla dhahirite”.

    Ebu Bekër El Mundhiriu mbështetet nga argumenti i ekzistencës së një
    marrëveshjeje të plotë të dijetarëve përsa i përket çështjes se prishja
    e agjërimit është e detyrueshme dhe se braktisja e ushqimit bazohet mbi
    raportimin e një personi. Situata duhet të jetë e ngjashme si për
    fillimin, ashtu dhe për mbarimin e muajit, pasi të dyja janë thjesht
    shenja që ndajnë kohën që agjërohet dhe atë që nuk agjërohet.

    Sheukani vëren se, nëse nuk ka asgjë autentike të ruajtur që të thotë
    se duhet të pranohet dëshmia e dy dëshmitarëve për përfundimin e
    muajit, atëherë është e dukshme që një dëshmitar është i mjaftueshëm,
    ashtu siç është i mjaftueshëm për fillimin e muajit.

    Për më tepër, të bazuarit e adhurimit në pranimin e një raporti të
    vetëm, tregon që raporte të tilla pranohen në çdo çështje duke marrë
    parasysh ekzistencën e provave që specifikojnë tiparin dallues të
    rasteve të veçanta. Ky është mendimi i Ebu Theurit në pamje të parë.














    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh" User_offline



    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh" Reputation
    vbrep_register("34734")


    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh" Report







    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh" Quote
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:42 am



    Dallimet e dukjes së hënës së re në vende të ndryshme

    Sipas shumicës së dijetarëve nuk ka rëndësi, nëse hëna e re është parë
    në një vend të caktuar apo në një vend tjetër. Me fjalë të tjera, kur
    të shihet hëna në cilindo vend të botës, bëhet detyrim për të gjithë
    muslimanët fillimi i agjërimit, siç ka thënë Profeti (a.s.): “Agjëroni
    kur ta shihni atë dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë”.[20]

    Ky hadith është një mesazh i përgjithshëm drejtuar të gjithë botës
    islame dhe do të thotë se, nëse dikush prej jush e shikon hënën në
    ndonjë vend, atëherë kjo do të ishte e vlefshme për të gjithë.

    Sipas Ikrimës, Kasim ibën Muhamedit, Salimit, Is’hakut, mendimit të
    saktë të hanefive dhe mendimit të zgjedhur të shafive, çdo vend duhet
    të marrë parasysh shikimin e hënës nga ana e tij dhe jo
    domosdoshmërisht të ndjekë atë të të tjerëve. Kjo bazohet mbi atë që ka
    thënë Kurejbi: “Kur isha në Sham, hëna e re e Ramazanit u shfaq të
    premten në mbrëmje. Unë u ktheva në Medine në fund të muajit. Atje më
    pyeti Ibën Abasi: “Kur e patë hënën e re?” Unë i thashë: “Ne e pamë të
    premten në mbrëmje”. Ai më pyeti: “A e pe vetë atë?” Unë i thashë: “Po.
    Edhe njerëzit atje e panë dhe ata agjëruan bashkë me Muavijen”. Ai tha:
    “Por ne e pamë të shtunën në mbrëmje, kështu që ne do të vazhdojmë të
    agjërojmë, derisa të plotësojmë tridhjetë ditë ose derisa të shohim
    hënën e re”. Unë i thashë: “A nuk është i mjaftueshëm shikimi dhe
    agjërimi i Muavjies për ju?” Ai tha: “Jo! Ky është urdhëri i
    Profetit”.[21] Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu.

    Rreth këtij hadithi Tirmidhiu thotë se është hasen-sahih-garib.
    Dijetarët veprojnë në përputhje me këtë hadith, sipas të cilit çdo vend
    ka shikimin e tij të hënës. Ne librin “Fet’h El Alam Sherh Bulug El
    Meram” thuhet: “Mendimi më afër të vërtetës është që çdo vend dhe
    rrethinat e tij të ndjekë shikimin e hënës së tij”.[22]

    Shikimi i hënës nga një person i vetëm

    Dijetarët e jurisprudencës islame bien dakord se, nëse hëna e re e
    Ramazanit shihet edhe nga një person i vetëm, ai duhet të agjërojë.
    Atau ka një mendim tjetër për këtë dhe thotë se ai nuk duhet të
    agjërojë, derisa dhe dikush tjetër ta shohë atë së bashku me të.
    Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket hënës së re të
    Shevalit. Mendimi më i saktë është ai i Shafiut dhe Ebu Thaurit, të
    cilët thonë se personi e prish agjërimin, pasi ka parë hënën e re.
    Profeti (a.s.) e ka bazuar fillimin e agjërimit dhe prishjen e tij në
    shikimin e hënës. Nëse dikush e shikon hënën, është e mjaftueshme për
    të dhe nuk ka nevojë që ta shohë dhe dikush tjetër.

    Elementet themelore të agjërimit

    Agjërimi ka dy shtylla ose elemente bazë që duhet të plotësohen që ai të konsiderohet i vlefshëm dhe i pranueshëm. Ato janë:

    1- Ndalimi nga ato gjëra që e prishin agjërimin nga agimi deri në perëndim të diellit

    Kjo pikë bazohet në ajetin kuranor:

    فَالآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُوا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ وَكُلُوا
    وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمْ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنْ
    الْخَيْطِ الأَسْوَدِ مِنْ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى
    اللَّيْل

    “Tani e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu
    dhe hani e pini derisa të dalloni perin e bardhë nga ai i zi në agim.
    Pastaj agjëroni deri kur të bjerë nata”. (El-Bekare, 187)

    Me pe të bardhë dhe pe të zi nënkuptohet bardhësia e ditës dhe errësira e natës.

    Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Adij ibën Hatim ka thënë: “Kur
    zbriti ajeti “...derisa të dalloni perin e bardhë nga ai i zi...” unë
    mora një pe të bardhë dhe një të zi dhe i vendosa poshtë jastëkut tim.
    Gjatë natës i vështrova nëse mund t’i dalloja, mirëpo nuk po i dalloja
    dot. Në mëngjes shkova tek Profeti (a.s.) dhe i tregova për këtë dhe ai
    më tha: “Bëhet fjalë për errësirën e natës dhe bardhësinë e ditës”.[23]

    2- Qëllimi:

    Allahu udhëzon në Kuran:

    وَمَا أُمِرُوا إِلاَّ لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ
    حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاَةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ
    الْقَيِّمَةِ

    “Ata nuk ishin të urdhëruar me gjë tjetër, veçse të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë...” (El-Bejine, 5)

    Profeti (a.s.) ka thënë: “Veprat janë sipas qëllimit dhe secilit i takon ajo çka pasur për qëllim”.

    Qëllimi duhet të vendoset përpara agimit (fexhrit) dhe gjatë çdo nate
    të Ramazanit. Kjo bazohet në hadithin e Hafsës, e cila transmeton se
    Profeti (a.s.) ka thënë: “Kushdo që nuk e bën nijetin e agjërimit
    përpara agimit, atij nuk do t’i pranohet agjërimi”.[24] Transmeton
    Ahmedi dhe autorët “Es-Sunen”. Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani e
    konsiderojnë hadithin në fjalë të vërtetë.

    Nijeti është i vlefshëm që të bëhet gjatë çdo pjese të natës. Nuk është
    e nevojshme të thuhet me gojë pasi është një gjë që bëhet me zemër dhe
    nuk është e nevojshme të përfshihet dhe gjuha. Ai përmbushet me
    qëllimin e dikujt për të agjëruar për t’iu bindur Allahut dhe për të
    kërkuar kënaqësinë e Tij.

    Nëse dikush ha syfyr me qëllim për të agjëruar dhe për t’u afruar me
    Allahun me anë të kësaj vepre, atëherë mund të themi se nijeti i tij
    është bërë. Nëse dikush vendos se do të agjërojë ditën tjetër për
    kënaqësi të Zotit, atëherë ky qëllim është i vlefshëm, edhe nëse
    personi nuk ngrihet për të ngrënë syfyr.

    Sipas mendimit të shumë juristëve, nijeti (qëllimi) për agjërimin
    vullnetar mund të bëhet në çdo kohë, përpara se të hahet ushqim. Ky
    mendim bazohet në hadithin e Profetit (a.s.), të transmetuar nga
    Aishja, se ai i kishte thënë asaj një ditë: “A ka ndonjë gjë për të
    ngrënë?” Ajo i ka thënë: “Jo!” Pastaj ai ka thënë: “Atëherë po
    agjëroj”.[25] Transmeton Muslimi dhe Ebu Daudi.

    Hanefitë dhe shafitë vendosin si kusht nijetin përpara mesditës për
    agjërimin vullnetar. Mendimi i Ibën Mesudit dhe Ahmedit është se
    qëllimi për agjërimin vullnetar mund të bëhet para ose pas mesditës.

    Kush e ka detyrë agjërimin?

    Të gjithë dijetarët bien dakord se agjërimi është i detyrueshëm për çdo
    musliman të moshës madhore që është i shëndetshëm nga ana mendore dhe
    trupore, i cili nuk është udhëtar në këtë kohë. Ndërsa për gratë nuk
    lejohet të agjërojnë, nëse janë me menstruacione ose janë lehona.
    Njerëzit që nuk janë mendërisht të shëndetshëm, ata që nuk kanë hyrë në
    moshën madhore, ata që janë në udhëtim, ato gra që kanë menstruacione
    ose janë lehona, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë
    në gji nuk janë të detyruar të agjërojnë.

    Për disa agjërimi nuk është aspak i detyrueshëm si për shembull
    jobesimtari dhe i sëmuri mendor. Në rastin e të rinjve prindërit ose
    ata që kujdesen për ta duhet t’i urdhërojnë ata të agjërojnë. Disa prej
    këtyre kategorive e plotësojnë agjërimin e ndërprerë në ditët e
    mëvonshme, ndërsa të tjerët për agjërimin e lënë mangut paguajnë një
    sasi parash dhe kështu nuk janë të detyruar t’i agjërojnë ditët e
    mbetura. Ne do të diskutojmë për secilin grup në detaje.

    Agjërimi i jobesimtarit dhe i të sëmurit mendor

    Agjërimi është adhurim i Islamit, prandaj nuk është detyrim për
    jomuslimanin. Agjërimi nuk është i detyruar për të sëmurin mendor, për
    faktin se ai nuk është i vetëdijshëm për atë që bën. Aliu (r.a.)
    transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Penat janë tharë për tre grupe
    njerëzish (pasi ata nuk janë të përgjegjshëm për çfarë bëjnë): i sëmuri
    mendor derisa të shërohet; ata që janë në gjumë derisa të zgjohen; dhe
    fëmijët derisa të arrijnë pubertetin”.[26] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi
    dhe Tirmidhiu.

    Agjërimi i fëmijëve

    Megjithëse të rinjve të kësaj moshe nuk u kërkohet të agjërojnë,
    prindërit e tyre e kanë për detyrë t’i nxisin fëmijët të agjërojnë për
    t’u mësuar për të ardhmen. Ata mund të agjërojnë aq sa munden dhe për
    aq sa janë të aftë.

    Rubejia bint Muavidh tregon se Profeti (a.s.) dërgoi një burrë në
    mëngjesin e ditës së Ashures tek fshatrat e ensarëve për t’u thënë:
    “Kush e ka kaluar mëngjesin agjërueshëm, le ta plotësojë agjërimin e
    tij dhe kush nuk ka agjëruar këtë mëngjes, le të agjërojë pjesën e
    mbetur të ditës”. Ne pastaj e agjëronim këtë ditë dhe i urdhëronim
    fëmijët e vegjël që të agjërojnë.

    Ne shkonim në xhami, - vazhdon Rubeija, - dhe bënim lodra të mbushura
    me lesh për fëmijët, që të luanin me to. Nëse ndonjëri nga ata qante
    nga uria ne i jepnim një lodër që të luante, derisa të vinte koha për
    të ngrënë (iftari).[27] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    Ata që janë të lejuar të mos agjërojnë dhe në vend të tij paguajnë një sasi të hollash si arsye që nuk kanë agjëruar

    Pleqve dhe plakave që janë në moshë të thyer u lejohet ta ndërpresin
    agjërimin, ashtu siç u lejohet te sëmurëve kronikë dhe atyre që bëjnë
    punë shumë të rënda në rrethana tepër të vështira dhe që nuk kanë
    mënyrë tjetër për t’u ushqyer.

    Të gjithë këta persona janë të lejuar ta prishin agjërimin, nëse ai do
    ta vështirësonte gjendjen e tyre gjatë cilësdo stinë të vitit. Ata janë
    të detyruar që për çdo ditë të paagjëruar të ushqejnë një të varfër.
    Për sasinë e ushqimit që duhet dhënë në këtë rast dijetarët kanë
    mendime të ndryshme. Nuk ka asgjë të përmendur në Sunet për sasinë e
    saktë që duhet të jepet.

    Ibën Abasi thotë se i lejohet një të moshuari të ndërpresë agjërimin e
    tij, por për këtë ai duhet të ushqejë një të varfër çdo ditë. Nëse
    vepron kështu, nuk e ka për detyrë t’i agjërojë ditët që ka lënë
    mangut.[28] Transmeton Darakutni dhe Hakimi, i cili e vlerëson si të
    vërtetë.

    Buhariu transmeton nga Atau se ky i fundit ka dëgjuar Ibën Abasin të lexojë ajetin:

    وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِين

    “Dhe ata që nuk mund të agjërojnë e kanë për detyrë të ushqejnë një të varfër”. (El-Bekare, 184)

    Pastaj Ibën Abasi vijoi duke thënë se nuk është shfuqizuar ligji për
    ata të moshuar që nuk mund të agjërojnë. Ata, në vend të agjërimit,
    duhet të ushqejnë[29] një të varfër duke i siguruar atij ushqim
    ditor.[30]

    E njëjta gjë vlen për një të sëmurë, për të cilin nuk shpresohet se do
    të shërohet, që nuk mund të agjërojë dhe për atë person që bën punë të
    rënda në kushte të vështira, për të cilin agjërimi do të ishte një
    barrë shtesë. Të dy këta grupe mund t’i kompensojnë këto ditë duke
    siguruar për çdo ditë të lënë ushqim ditor për një të varfër.

    Duke komentuar ajetet e sures Bekare, Shejh Muhamed Abduh thotë: “Ata
    që nënkuptohen në këtë ajet, kur përmenden ata që nuk mund të
    agjërojnë, janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kështu me radhë.
    Në mënyrë të ngjashme janë dhe ata që kanë punë të vështira në kushte
    të rënda si për shembull në minierat e qymyrit etj.

    Po kështu veprohet edhe me të burgosurit që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe punojnë në punë tepër të vështira.

    Gratë shtatëzëna dhe ato që kanë fëmijë në gji, mund ta ndërpresin
    agjërimin dhe të paguajnë sasinë e parave që nevojitet për të ushqyer
    një të varfër, nëse kanë frikë për veten e tyre apo për fëmijën.[31]
    Ato nuk i zëvendësojnë ditët e lëna mangut. Kështu mendon Ibën Umeri
    dhe Ibën Abasi.

    Ebu Daudi transmeton nga Ikrime se Ibën Abasi ka thënë rreth këtij
    ajeti: “Dhe për ata që mund të agjërojnë (por që nuk e bëjnë)”: Ky ka
    qenë një lehtësim për të moshuarit, meqë ata mund të agjërojnë. Ata
    mund ta prishin agjërimin dhe të ushqejnë një të varfër. Po në të
    njëjtën mënyrë, mund të veprojë edhe gruaja shtatzënë dhe ajo që ka
    fëmijë në gji. Nëse ato kanë frikë për fëmijën e tyre, mund të mos
    agjërojnë dhe të paguajnë ushqim për një të varfër.[32] Transmeton
    Bezari.

    Në fund të transmetimit është një shtesë e tillë: Ibën Abasi u thoshte
    grave të tij që ishin shtatëzëna se ato ishin njëlloj me ata persona që
    nuk mund të agjëronin. Ai u thoshte të paguanin sasinë e parave për të
    ushqyer një të varfër dhe nuk duhet t’i zëvendësonin ato ditë më
    vonë.[33] Transmeton Darakutni dhe thotë se zinxhiri i transmetimit
    është i vërtetë.

    Nafiu transmeton se e pyetën njëherë Ibën Umerin për një grua
    shtatëzënë që kishte frikë për foshnjen e saj. Ai u përgjigj: “Ajo ta
    prishë agjërimin dhe të japë çdo ditë një “mud”[34] grurë për një të
    varfër”.[35] Transmeton Maliku dhe Bejhakiu.

    Gjithashtu, një hadith thotë: “Allahu nuk e ka bërë agjërimin detyrim
    për udhëtarët dhe ua ka shkurtuar namazin. Po ashtu grave shtatëzëna
    dhe atyre që kanë fëmijë në gji u ka hequr agjërimin”.[36] Ky hadith
    është transmetuar nga Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesai dhe Ibën Maxhe.
    Zinxhiri i tij është hasen.

    Sipas hanefive, Ebu Ubejdit dhe Ebu Theurit këto gra duhet të
    plotësojnë vetëm ditët e lëna mangut dhe nuk paguajnë ushqimin për një
    të varfër çdo ditë.

    Sipas Ahmedit dhe Shafiut, nëse këto gra kanë frikë për fëmijët e tyre,
    ato duhet të paguajnë ushqimin e një të varfëri çdo ditë dhe t’i
    zëvendësojnë këto ditë më vonë. Nëse ato kanë frikë për veten e tyre
    bashkë me fënijët ose vetëm për veten e tyre, ato duhet t’i plotësojnë
    më vonë ditët e lëna mangut dhe nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër.














    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh" User_offline



    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh" Reputation
    vbrep_register("34735")


    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh" Report







    Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh" Quote
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:43 am

    [1] Buhariu 1904, Muslimi 2700, Nesai 2216, Ahmedi 2/273.

    [2] Buhariu 1894, Muslimi 2699 shkurt, Ebu Daudi 2363 shkurt, Nesai
    2217, Ibën Maxheh 1691, Ahmedi 2/245, 257, 273, 6/224. Bejhakiu 4/304.

    [3] Hadith Hasen. "El Mishkat" 1963, "Tamamul Mineh" 394, "Et Targib"
    984. Transmetimi i Ahmedit 2/174 është i dobët, por hadithi ka ardhur
    me rrugë të tjera. Atë e ka nxjerrë gjithashtu Taberani në "El Kebir",
    el Hakim 1/554, Ibën Ebi Dunja.

    [4] Hadith Sahih. "Et Targib" 986. E ka nxjerrë Nesai 2221, 2222, 2223, Ahmedi 5/249, 264, el Hakim 1/421.

    [5] Buhariu 2840, Muslimi 2704, Tirmidhiu 1623, Nesai 2247, 2248, 2249,
    2250, 2251, 2252, Ibën Maxheh 1717, Darimi 2/203, Ahmedi 3/26, 59, 83.

    [6] Buhariu 1896, Muslimi 2703, Ahmedi 5/333, Bejhakiu 4/305.

    [7] Buhariu 8, Muslimi 113, 114, Nesai 5034, Tirmidhiu 2614.

    [8] Buhariu 46, 1891, 2678, 6956, Muslimi 100, Ebu Daudi 391,392, Nesai 457, 2090, Maliku 1/175, Shafiu në "Er Risale" 344.

    [9] Sahih Ligajrihi – i saktë për shkak të haditheve të tjera me të
    njëjtin kuptim, të nxjerrë nga Buhariu dhe Muslimi. "Tamamul Mineh"
    395, "El Mishkat" 1962, "Et Targib" 999. E ka nxjerrë Nesai 2106,
    Ahmedi 2/230, 385, 425, Bejhakiu 4/303 me kuptim të njëjtë.

    [10] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Nesai 2107, 2108, Bejhakiu 4/303, Ahmedi 4/311, 312, 5/411.

    [11] Muslimi 551, Ahmedi 2/400.

    [12] Hadith Daif. "Ed Daife" 5083, "Tamamul Mineh" 395. E ka nxjerrë Ahmedi 3/55, Bejhakiu 4/304.

    [13] Buhariu 37, 2009, Muslimi 1776, 1778, Ebu Daudi 1372, Nesai 2203-2205, Tirmidhiu 683, Ibën Maxheh 1326.

    [14] Megjithëse Mundhiri dhe Hejthemi thonë që zinxhiri i këtij hadithi
    është i pranueshëm (hasen), ai është i dobët. Shejh Albani e ka
    diskutuar këtë hadith në detaje në librin “Silsiletu El Ehadith Ed
    Daife” Nr. 84. E ngjashme me këtë është dhe thënia e Ibën Abasit. Në
    fakt në librin “Kitab El Kebair”, Dhehebiu e ka regjistruar atë vetëm
    si një thënie të Ibën Abasit dhe jo si një thënie të Profetit (a.s.).
    Nxjerrja e tij është përmendur në kapitullin e Namazit.

    [15] Hadith Daif. "Tamamul Mineh" 396, "El Mishkat" 2013, "Et Targib"
    605, "Daiful Xhami" 5462. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2396, Tirmidhiu 723,
    Ibën Maxheh 1672, Darimi 2/10, Ahmedi 2/458, 470.

    [16] E ka përmendur Buhariu mualak me shprehje që tregon dobësinë e
    tij, në "Kapitullin e Agjërimit", tema "Nëse kryen marrëdhënie intime
    në Ramazan".

    [17] Megjithëse ky hadith është transmetuar nga Tirmidhiu, Ebu Daudi,
    Nesaiu, Ibën Maxhe, Ibën Huzejme dhe të tjerë, ai është i dobët, siç e
    përmend Shejh Albani në librin e tij “Tehrixh Mishkat El Mesabih”.
    Tirmidhiu thotë se e njeh hadithin e Ebu Hurejres vetëm nëpërmjet këtij
    zinxhiri.

    [18] Hadith Sahih. "El Irva" 908. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2242, Darimi
    2/4, el Hakim 1/423, Ibën Hibani 871, Darakutni 227, Bejhakiu 4/212.

    [19] Buhariu 1909, Muslimi 2512, Nesai 2117, 2118, Tirmidhiu 684, Ibën Maxheh 1655, Ahmedi 4/23, 5/42.

    [20] U përmend më sipër.

    [21] Muslimi 2523, Ebu Daudi 2332, Tirmidhiu 693, Nesai 2111.

    [22] Ky është një fakt që përkon me realitetin.

    [23] Buhariu 1916, 4509, Muslimi 2528, Ebu Daudi 2349, Tirmidhiu 2970, 2971, Nesai 2169.

    [24] Hadith Sahih. "Sahihu Ebi Daud" 2118, "El Irva" 4/26. E ka nxjerrë
    Ebu Daudi 2454, Nesai 2336, 2337, Tirmidhiu 730, Ibën Maxheh 1700,
    Maliku 1/288, Darimi 2/6.

    [25] Muslimi 2707, Ebu Daudi 2455, Nesai 2327, Tirmidhiu 733, Ahmedi 6/207.

    [26] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

    [27] Buhariu 1960, Muslimi 2664, 2665.

    [28] Hadith Sahih. "El Irva" 4/18 (912). E ka nxjerrë Darakutni 2/205,
    el Hakim 1/440, Bejhakiu 4/230, Taberiu 2752, 2753, Ibën Xharudi 381,
    Ebu Daudi 2318.

    [29] Sipas Malikut dhe Ibën Hazmit, nuk është detyrim për këtë grup
    social as kryerja kaza e agjërimit, as ushqimi i të varfërve.

    [30] Buhariu 4505, Ebu Daudi 2317, 2318, Bejhakiu 4/230, Darakutni 2/205, el Hakim 1/440.

    [31] Kjo mund të përcaktohet me anë të përvojës personale, konsultimit
    me një mjek specialist apo kur ka shumë gjasa që të ndikojë negativisht
    në jetën e foshnjes dhe të nënës.

    [32] Hadith Sahih. "El Irva" 912, 913. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2318, Bejhakiu 4/230, etj.

    [33] Ether Sahih. "El Irva" 4/19. E ka nxjerrë Darakutni f.250.

    [34] Një “mud” zë vëllimin e ¼ së një ene të caktuar (tasi) me grurë.

    [35] Hadith Sahih. "El Irva" 4/22. E ka nxjerrë Maliku 1/308, Shafiu 1/266, Bejhakiu 4/230.

    [36] Hadith Sahih. "El Mishkat" 2025, "Sahihul Xhami" 1835. E ka
    nxjerrë Ebu Daudi 2408, Nesai 2275, Tirmidhiu 715, Ibën Maxheh 1667,
    Ahmedi 4/347, 5/29.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:44 am

    AGJËRIMET VULLNETARE

    Profeti (a.s.) na nxit për të agjëruar në ditët e mëposhtme:

    Gjashtë ditë nga muaji Sheval

    Ebu Ejub El Ensari transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush e
    agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit
    Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin”.[31] Ky
    hadith transmetohet nga “Grupi”, përveç Buhariut dhe Nesaiut. [32]

    Sipas Ahmedit këto ditë mund të agjërohen rresht ose jo, pasi asnjëra
    nuk preferohet nga tjetra. Hanefitë dhe shafitë janë të mendimit se
    është e preferueshme që këto ditë të agjërohen rresht pas ditëve të
    Bajramit.

    Agjërimi i dhjetëditëshit të parë të Dhulhixhes, veçanërisht ditën e Arafatit për ata që nuk janë në haxh

    Ebu Katade transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi i
    ditës së Arafatit i fal gabimet e dy viteve, një vit përpara dhe një
    vit pas. Agjërimi i ditës së Ashures fal gabimet e vitit të
    kaluar”.[33] Ky hadith transmetohet nga “Grupi”, përveç Buhariut dhe
    Tirmidhiut.

    Hafsa tregon se Profeti (a.s.) katër gjëra nuk i kishte braktisur
    kurrë; agjërimin e ditës së Ashures; agjërimin e dhjetëditëshit të parë
    të Dhulhixhes, agjërimin e tre ditëve të çdo muaji dhe faljen e dy
    rekateve para namazit të agimit.[34] Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu.

    Ukbe ibën Amir transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Dita e Arafatit,
    dita e kurbanit dhe ditët e teshrikut janë ditë feste për ne pjesëtarët
    e Islamit. Ato janë ditë, në të cilat hahet dhe pihet”.[35]
    Transmetohet nga “Të pestët”, përveç Ibën Maxhes. Tirmidhiu e
    konsideron hadithin të vërtetë.

    Ebu Hurejra thotë se i Dërguari i Allahut e ka ndaluar agjërimin e
    ditës së Arafatit për atë që është në Arafat atë ditë.[36] Kjo
    transmetohet nga Ahmedi, Nesaiu, Ebu Daudi dhe Ibën Maxhe.

    Tirmidhiu thotë se dijetarët preferojnë që dita e Arafatit të agjërohet, përveç atyre që janë në Arafat.

    Umu El Fadl ka thënë se njerëzit dyshonin nëse Profeti (a.s.) po
    agjëronte apo jo në ditën e Arafatit. Ajo i dërgoi atij pak qumësht dhe
    ai e piu ndërsa po u fliste njerëzve në Arafat.[37] Transmeton Buhariu
    dhe Muslimi.

    Agjërimi gjatë muajit Muharrem, veçanërisht ditën e Ashures dhe ditët që e paraprijnë dhe e shoqërojnë atë

    Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) është pyetur se cili namaz është
    më i vlefshëm pas namazeve të detyruara. Ai i ka thënë: “Namazi gjatë
    mesit të natës”. Pastaj e ka pyetur se cili agjërim është më i mirë pas
    agjërimit të Ramazanit dhe Profeti (a.s.) i është përgjigjur: “Muaji i
    Allahut që ju e quani Muharrem”.[38] Transmetohet nga Ahmedi, Muslimi
    dhe Ebu Daudi.

    Muavije ibën Ebu Sufjan tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut
    duke thënë: “Përsa i përket ditës së Ashures, nuk është e detyrueshme
    për ju të agjëroni, megjithëse unë agjëroj. Kush dëshiron, le të
    agjërojë e kush nuk dëshiron, nuk është i detyruar të agjërojë”.[39]
    Hadithi transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi.

    Aishja (r.a.) tregon se Kurejshët e kishin zakon të agjëronin ditën e
    Ashures përpara Islamit. Edhe Profeti (a.s.) e agjëronte atë ditë. Kur
    shkoi në Medine, ai vazhdoi të agjëronte dhe i urdhëroi njerëzit të
    agjëronin edhe ata. Pastaj, kur muaji i Ramazanit u bë i detyrueshëm,
    ai tha: “Kush dëshiron mund ta agjërojë ditën e Ashures dhe kush do
    mund ta lërë atë”.[40] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    Ibën Abasi tregon se Profeti (a.s.) shkoi në Medine dhe i gjeti çifutët
    duke agjëruar ditën e Ashures. U tha: “Për çfarë e bëni këtë agjërim?”
    Ata i thanë: “Është një ditë e madhe, se Allahu e shpëtoi Musain dhe
    fiset e Izraelit nga armiqtë e tyre në këtë ditë, prandaj dhe Musai ka
    agjëruar në këtë ditë”. Profeti (a.s.) u tha: “Ne kemi më shumë të
    drejta tek Musai se ju”. Kështu, ai agjëroi dhe i urdhëroi njerëzit të
    agjëronin në atë ditë.[41] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    Sipas Buhariut dhe Muslimit, Ebu Musa El Eshariu tregon se çifutët e
    nderonin ditën e Ashures si një festë bajrami. Profeti (a.s.) tha: “Ju
    duhet të agjëroni në të”.[42]

    Ibën Abasi transmeton se Dërguari i Allahut agjëroi ditën e Ashures dhe
    urdhëroi njerëzit të agjëronin bashkë me të. Njerëzit i thanë: “O i
    Dërguari i Allahut! Kjo është dita që e nderojnë çifutët dhe të
    krishterët. Profeti (a.s.) u tha: “Kur të vijë viti tjetër në dashtë
    Allahu, ne do të agjërojmë ditën e nëntë”. Ndodhi që Profeti (a.s.)
    ndërroi jetë para vitit pasardhës.[43] Transmeton Muslimi dhe Ebu
    Daudi. Në një version tjetër thuhet: “Nëse do jem gjallë deri vitin
    tjetër, do të agjërojmë ditën e nëntë”.[44] (së bashku me Ashuren).
    Transmeton Muslimi dhe Ebu Daudi.

    Dijetarët kanë përmendur agjërimin e Ashures në tre mënyra:

    (1) Agjërimi i tre ditëve 9, 10 dhe 11 në muajin Muharrem.

    (2) Agjërimi në datën 9 dhe 10 të këtij muaji.

    (3) Agjërimi vetëm në datën 10 Muharrem.

    Bujaria me ushqimet e shtëpisë ditën e Ashures

    Xhabiri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush është bujar
    me veten dhe me familjen e tij ditën e Ashures, Allahu do të jetë bujar
    me të për gjithë vitin”.[45] Këtë e transmeton Bejhakiu në librin
    “Esh-Shuab” dhe Ibën Abdul Berr. Hadithi ka zinxhirë të tjerë
    transmetimi, por të gjithë ata janë të dobët. Megjithatë, të tubuar të
    gjithë bashkë ata e forcojnë rangun e hadithit, siç thotë dhe Sehavi.

    Agjërimi i pjesës më të madhe të muajit Shaban (muaj paraprirës i Ramazanit)

    Profeti (a.s.) agjëronte pjesën me të madhe të muajit Shaban. Aishja
    (r.a.) tregon se kurrë nuk e kishte parë Profetin (a.s.) të agjëronte
    një muaj të plotë përveç Ramazanit dhe se kurrë nuk e kishte parë atë
    të agjëronte më shumë gjatë një muaji se sa në muajin Shaban.[46]
    Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi.

    Njëherë Usame ibën Zejdi i tha Profetit (a.s.): “O i Dërguari i
    Allahut! Nuk të shoh të agjërosh në asnjë muaj tjetër, ashtu siç bën në
    muajin Shaban”. Profeti (a.s.) iu drejtua dhe i tha: “Ai është muaji që
    njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje. Ai është midis Rexhebit dhe
    Ramazanit. Ai është muaji, gjatë të cilit ngrihen veprat tek Zoti i
    botërave dhe unë preferoj të jem agjërueshëm kur të ngrihen veprat e
    mia”.[47] Transmetohet nga Ebu Daudi dhe Nesaiu. Ibën Huzejme e
    vlerëson këtë hadith si të vërtetë.

    Disa njerëz veçojnë në agjërim ditën e pesëmbëdhjetë të këtij muaji,
    duke menduar se ajo ditë përmban më shumë vlera se të tjerat, por kjo
    gjë është e pabazuar dhe nuk mbështetet në ndonjë argument të vërtetë.

    Agjërimi gjatë “muajve të ndaluar” (Esh’hur el-hurum)

    Këta muaj janë Dhulkade, Dhulhixhe, Muharrem dhe Rexheb. Është e
    pëlqyeshme që gjatë këtyre muajve të agjërohet sa më shumë. Një burrë
    nga Bahileh shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “O i Dërguari i
    Allahut! Unë jam ai që erdhi tek ju një vit më parë”. Profeti (a.s.) i
    tha: “Çfarë të ka gjetur? Ke qenë shumë më i pashëm!”Ai u përgjigj:
    “Nuk kam ngrënë, përveçse natën që kur u ndava prej jush”. Profeti
    (a.s.) i tha: “Përse e ke dënuar veten? Agjëro gjatë muajit të durimit
    (Ramazanit) dhe nga një ditë në çdo muaj”. Burri tha: “Më shto diçka
    tjetër, pasi unë kam më shumë forcë dhe mundësi për të agjëruar”.
    Profeti (a.s.) i tha: “Agjëro nga dy ditë (të çdo muaji)”. Burri
    këmbënguli dhe tha: “Më shto përsëri”. Atëherë Profeti (a.s.) i tha tre
    herë: “Agjëro nga “muajt e ndaluar” (tri ditë rresht) dhe lëre
    agjërimin (tri ditë rresht)”. Ai tregoi me tre gishtat e tij duke i
    mbledhur dhe i lëshuar ato.[48] Hadithi transmetohet nga Ahmedi, Ebu
    Daudi, Ibën Maxhe dhe Bejhakiu me zinxhir të mirë transmetimi.

    Agjërimi gjatë Rexhebit nuk përmban më shumë vlera se agjërimi në muajt
    e tjerë. Nuk ka ndonjë transmetim të vërtetë nga Suneti që të tregojë
    se agjërimi në muajin Rexheb ka një shpërblim të veçantë. Gjithçka që
    ka pasur lidhje me të nuk ka qenë plotësisht e konsiderueshme për t’u
    marrë si provë.

    Ibën Haxheri thotë se nuk ka hadith autentik, që është i vlefshëm për
    argmentim rreth vlerave të tij e as agjërimit të tij apo ditëve të
    caktuara të tij dhe as rreth faljes së namazit në ndonjë natë të
    veçantë prej netëve të këtij muaji.

    Agjërimi i të hënave dhe të enjteve

    Ebu Hurejra transmeton se ditët që Profeti (a.s.) agjëronte më tepër
    ishin e hëna dhe e enjtja. Kur u pyet rreth kësaj, ai tha: “Veprat
    paraqiten (te Allahu) çdo të hënë dhe të enjte. Allahu fal çdo musliman
    apo çdo besimtar, përveç atyre që janë grindur me njëri-tjetrin. Ai
    thotë: Lërini ata për më vonë”.[49] Transmeton Ahmedi me një zinxhir të
    vërtetë transmetimi.

    Në “Sahih Muslim” thuhet se, kur u pyet Profeti (a.s.) rreth agjërimit
    të ditës së hënë, tha: “Ajo është dita kur unë kam lindur dhe është
    dita që më ka ardhur shpallja”.[50]

    Agjërimi i tre ditëve të çdo muaji

    Ebu Dherr El Gafari transmeton se Profeti (a.s.) i kishte urdhëruar të
    agjëronin tre ditë të çdo muaji, pikërisht ditët me hënë të plotë (13,
    14, 15 sipas kalendarit hënor). Ai ka thënë në lidhje me to: “Nëse
    agjëron ato ditë, është si të agjërosh gjithë vitin”.[51] Transmeton
    Nesaiu dhe Ibën Hibani, i cili e konsideron këtë hadith të vërtetë.

    Tregohet se Profeti (a.s.) agjëronte të shtunën, të dielën dhe të hënën
    e një muaji dhe të martën, të mërkurën dhe të enjten e muajit
    tjetër.[52]

    Gjithashtu, ai agjëronte tre ditë në fillim të muajit. Po ashtu
    agjëronte të enjten e parë dhe dy të hënat e pasardhëse të muajit.[53]

    Agjërimi një ditë po dhe një ditë jo

    Ebu Seleme ibën Abdurrahman transmeton nga Abdullah ibën Amër se
    Profeti (a.s.) i ka thënë atij: “Më kanë thënë se ti falesh natën dhe
    agjëron ditën (vazhdimisht)”. Abdullahu iu përgjigj: “Po, o i Dërguari
    i Allahut”. Pastaj Profeti i tha: “Agjëro dhe ha, falu dhe fli, pasi ti
    ke detyrime ndaj trupit tënd, ndaj bashkëshortes tënde dhe ndaj
    mysafirit tënd. Është e mjaftueshme për ty të agjërosh tre ditë të një
    muaji”. Abdullahu donte ta nënshtronte veten e tij dhe i tha: “O i
    Dërguari i Allahut! Unë kam fuqi për më tepër. Profeti (a.s.) i tha:
    “Agjëro tre ditë në javë”. Abdullahu tha: “Unë kam fuqi për më tepër”.
    Atëherë, Profeti (a.s.) i tha: “Agjëro sipas agjërimit të Profetit të
    Allahut, Daudit dhe mos bëj më tepër!” Abdullahu e pyeti: “Cili ishte
    agjërimi i Daudit?” Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Ai agjëronte një ditë
    dhe hante në tjetrën”.[54] Transmeton Ahmedi dhe të tjerë.

    Ahmedi transmeton nga Abdullah ibën Amri se Profeti (a.s.) ka thënë:
    “Agjërimi më i pëlqyer tek Allahu është agjërimi i Daudit dhe namazi më
    i pëlqyer tek Allahu është namazi i Daudit. Ai flinte gjysmën e natës,
    1/3 e kalonte duke u falur dhe pjesën e mbetur flinte përsëri.
    Gjithashu, ai agjëronte një ditë po dhe një ditë jo”.[55]

    Ai që agjëron vullnetarisht një ditë të caktuar mund ta ndërpresë agjërimin e tij

    Umu Hani tregon se Profeti (a.s.) hyri në dhomën e saj, ditën kur u
    çlirua Meka. I dhanë diçka për të pirë dhe piu. Pastaj ai ia dha Umu
    Hanit dhe ajo i tha se agjëronte. Profeti (a.s.) i tha: “Ai që agjëron
    vullnetarisht është përgjegjës për veten e tij. Nëse do, agjëro e nëse
    do prishe agjërimin tënd”.[56] Transmeton Ahmedi, Darakutni dhe
    Bejhakiu.

    Edhe Hakimi e transmeton këtë hadith dhe thotë se zinxhiri i tij është
    i vërtetë. Në versionin e tij thuhet: “Nëse dikush dëshiron, mund të
    agjërojë dhe nëse dëshiron, mund ta prishë atë”.

    Ebu Xhuhejfe tregon se Profeti vëllazëroi Selmanin dhe Ebu Derdanë.
    Njëherë Selmani i bëri vizitë Ebu Derdasë dhe vuri re se e shoqja e
    tij, Umu Derdaja, mbante rroba shumë të thjeshta. Ai i tha asaj: “Çfarë
    të ka ndodhur?” Ajo i tha se vëllai i tij (Ebu Derdaja) nuk kishte
    asnjë nevojë për dynjanë (dhe nuk e vriste fare mendjen për të). Kur
    erdhi Ebu Derdaja, ai përgatiti ushqim për Selmanin dhe i tha: “Ha,
    pasi unë agjëroj”. Selmani tha: “Nuk do të ha, derisa të hash dhe ti”.
    Kështu hëngri dhe ai. Natën, Ebu Derdaja u ngrit për t’u falur dhe
    Selmani i tha të flinte. Ashtu bëri. Në fund të natës, Selmani e zgjoi
    Ebu Derdanë dhe i tha: “Falu tani”. Ata u falën të dy dhe Selmani i
    tha: “Ndaj Zotit ke detyrime, ndaj vetes tënde ke detyrime dhe ndaj
    gruas tënde ke detyrime. Jepi secilit të drejtën që i takon”.

    Më vonë, Ebu Derdaja shkoi tek Profeti (a.s.) për t’i treguar se çfarë
    kishte thënë Selmani. Pasi e dëgjoi, Profeti (a.s.) i tha: “Selmani ka
    thënë të vërtetën”.[57] Transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.

    Ebu Seid El Hudri tregon se, njëherë po përgatiste ushqim për Profetin
    (a.s.). Ai shkoi tek ai me disa nga shokët e tij. Kur u shtrua ushqimi,
    njëri nga burrat tha se agjëronte. Pejgamberi (a.s.) i tha: “Vëllait yt
    të ka ftuar dhe ka shpenzuar për ty”. Pastaj ai tha: “Prishe agjërimin
    dhe agjëro një ditë tjetër, nëse do”.[58] Transmeton Bejhakiu.

    Shumica e dijetarëve janë të mendimit si ai që agjëron vullnetarisht,
    mund ta prishë atë. Megjithatë, preferohet që ai ta zëvendësojë atë më
    vonë. Ky mendim është i qartë dhe mbështetet nga hadithet autentike.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:45 am

    1] Hadith Sahih. "El Irva" 4/21. E ka nxjerrë Ebu Daudi 507, Ibën
    Xherir et Taberi 2733, el Hakim 2/774, Bejhakiu 4/200, Ahmedi 5/246,
    247.

    [2] Kjo mund të përcaktohet me anë të eksperiencës ose duke u
    konsultuar me një mjek të besueshëm ose nëse ka prova të mjaftueshme që
    tregojnë se personi do të sëmuret.

    [3] Muslimi 2624, Ebu Daudi 2403, Nesai 2303, Bejhakiu 4/243.

    [4] Muslimi 2619, Ebu Daudi 2406, Ahmedi 3/35.

    [5] Muslimi 2613, Tirmidhiu 713, Nesai 2308, Ahmedi 3/12, Bejhakiu 4/245.

    [6] Ndodhet përballë Asfanit.

    [7] Muslimi 2605, Tirmidhiu 710, Nesai 2263, Bejhakiu 4/246.

    [8] Hadith Sahih. "Tas'hih hadith iftaris saimi kable seferihi" 13-28. E ka nxjerrë Tirmidhiu 799, Bejhakiu 4/246.

    [9] Egjipti i vjetër.

    [10] Hadith Sahih me dëshmuesit për të. "Tamamul Mineh" 400, "El Irva"
    928. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2412, Bejhakiu 4/246, Ahmedi 6/398.

    [11] Hadith Sahih me dëshmuesit për të. "Tamamul Mineh" 400-401. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2413, Bejhakiu 4/241.

    [12] Buhariu 321, Muslimi 761, Ebu Daudi 262,263, Tirmidhiu 130, Nesai 380, 2317, Ibën Maxheh 631.

    [13] Buhariu 1990, 5571, Muslimi 2666, 5070, Ebu Daudi 2416, Tirmidhiu 771, Ibën Maxheh 1722, Ahmedi 1/24. "El Irva" 962.

    [14] Ahmedi 5/75, 76, 224.

    [15] Hadith Daif me shtesën në fund. "Tamamul Mineh" 402-403.

    [16] Sipas Ebu Hanifes dhe Malikut nuk është e papëlqyeshme, por faktet
    e paraqitura kundërshtojnë mendimin e tyre në këtë çështje.

    [17] Buhariu 1986, Ebu Daudi 2422, Ahmedi 2/189, 6/324.

    [18] Hadith munker – i panjohur me këtë rrugë transmetimi. "El Irva"
    4/116-117. E ka nxjerrë Tahaviu 1/339, Ibën Huzejme 216, el Hakim
    1/437, Ahmedi 2/303, 532.

    [19] Buhariu , Muslimi 2678, Ebu daudi 262, 263, Tirmidhiu 130, Nesai 382, Ibën Maxheh 631.

    [20] Muslimi 2679.

    [21] Hadith Sahih. "El Irva" 960, "Tamamul Mineh" 406. E ka nxjerrë Ebu
    Daudi 2421, Tirmidhiu 744, Ibën Maxheh 1726, Darimi 2/19, Tahaviu
    1/339, Ibën Huzejme 2164, el Hakim 1/435, Bejhakiu 4/302, Ahmedi 6/368.

    [22] Hadith Daif. "Ed Daife" 1099. E ka nxjerrë Ahmedi 6/324, Ibën
    Huzejme 2167, Ibën Hibani 941, el Hakim 1/436, Bejhakiu 4/303.

    [23] Për shembull, kjo ndodh kur njerëzit janë në dyshim nëse është
    dita e fundit e shabanit apo dita e parë e ramazanit, që do të thotë se
    ata nuk e kanë parë hënën, por agjërojnë për të qenë më të sigurt.

    [24] Hadith Sahih. "El Irva" 961. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2334,
    Tirmidhiu 686, Nesai 2188, Ibën Maxheh 1645, Ibën Huzejme 2168, Darimi
    2/2, Tahaviu 1/356, Datakutni 227, el Hakim 1/424, Bejhakiu 4/208.

    [25] Buhariu 1914, Muslimi 2514, Ebu Daudi 2335, Nesai 2172, Tirmidhiu
    738, Ibën Maxheh 1650, Ahmedi 2/234, 347, 408, 477, 497, Darimi 2/4.

    [26] Buhariu 1977, 1979, 3419, Muslimi 2726, 2727, Tirmidhiu 768, Nesai
    2378, Ibën Maxheh 1706, Ahmedi 2/164, 189, 190, 199, 212, 6/455.

    [27] Është përmendur më parë me shprehje tjetër, ku nuk përmendet
    agjërimi i vazhdueshëm, por vetëm agjërimi në udhëtim. Teksti i këtij
    hadithi është: Esmaja tregon se Hamza ibën Amër El Eslemi ishte shumë i
    dhënë pas agjërimit dhe njëherë e pyeti Profetin (a.s.), nëse mund të
    agjëronte gjatë udhëtimit. Profeti (a.s.) i ka thënë atij: “Po të duash
    agjëro dhe po të duash prishe agjërimin”. Hadithi transmetohet nga
    Buhariu dhe Muslimi.

    [28] Buhariu 2066, 5360, Muslimi 2367, Ebu Daudi 2458, Tirmidhiu 782,
    Ibën Maxheh 1761, Darimi 2/12, Ahmedi 2/316, 444, 476, 500.

    [29] Buhariu 1966, Muslimi 2562, Maliku 1/301, Darimi 2/7,8, Ahmedi 2/231, 237, 244, 315, 345, 418.

    [30] Buhariu 1963, Ebu Daudi 2361, Darimi 2/21, Ahmedi 3/8.

    [31] Muslimi 2750, Ebu Daudi 2433, Tirmidhiu 759, Ibën Maxheh 1716.

    [32] Ky hadith vlen për dikë që e plotëson agjërimin e Ramazanit vit
    për vit, ngase çdo mirësi shpërblehet dhjetëfish dhe një muaj agjërim
    shpërblehet me dhjetë muaj, ndërsa gjashtë ditë të Sheëalit shpërblehen
    me dy muaj, kështu që kompletohet i tërë viti.

    [33] Muslimi 2738, Ebu Daudi 2425, Nesai 2382, Tirmidhiu 749, Ibën Maxheh 1713, 1730, 1738, Ahmedi 5/296, 297, 304.

    [34] Hadith Daif. "El Irva" 954. E ka nxjerrë Nesai 2416, Ahmedi 6/287.

    [35] Hadith Sahih. "El Irva" 4/130-131. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2419,
    Tirmidhiu 773, Nesai 3004, Ibën Ebi Shejbe 2/183, Darimi 2/23, Tahaviu
    1/335, Ibën Hibani 958, el Hakim 1/434, Bejhakiu 4/298, Ahmedi 4/152.

    [36] Hadith Daif. "Ed Daife" 404. E ka nxjerrë Buhariu në librin "Et
    Tarih el Kebir" 7/425, Ebu Daudi 2440, Ibën Maxheh 1732, Tahaviu 4/112,
    el Hakim 1/434, Bejhakiu 4/284.

    [37] Buhariu 1661, 1988, 5604, Muslimi 2627, Ebu Daudi 2441, Tirmidhiu 750, Ahmedi 1/217, 278, 344, 6/338-340.

    [38] Muslimi 2747, 2748, Ebu Daudi 2429, Tirmidhiu 740, Nesai
    1612,1613, Ibën Maxheh 1742, Darimi 2/21, Ahmedi 2/303, 342, 344, 535.

    [39] Buhariu 2003, Muslimi 2648, Maliku 1/299, Ahmedi 4/95.

    [40] Buhariu 1893, Muslimi 2632, Ebu Daudi 2442, Tirmidhiu 753, Darimi 2/22, Maliku 1/299, Ahmedi 2/57, 143, 6/162.

    [41] Buhariu 2004, Muslimi 2651, 2652, Ibën Maxheh 1734.

    [42] Buhariu 2005, 3942, Muslimi 2655.

    [43] Muslimi 2661, Ebu Daudi 2445.

    [44] Muslimi 2662, Ibën Maxheh 1736, Ahmedi 1/224, 225, 345.

    [45] Hadith Meudu – i trilluar. "Tamamul Mineh" 410-411.

    [46] Buhariu 1969, Muslimi 2714, Ebu Daudi 2434, Nesai 2350, Maliku 1/309.

    [47] Hadith Hasen. "El Irva" 4/103. E ka nxjerrë Nesai 2357, Ahmedi 5/201, Ibën Huzejme 3/304-305 me kuptim të përafërt.

    [48] Hadith Daif. "Tamamul Mineh" 413, "Daifu Ebi Daud" 419. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2428, Ibën Maxheh 1741.

    [49] Hadith Sahih. "El Irva" 4/104, "Et Targib" 1042. E ka nxjerrë
    Ahmedi 2/329, Ed Darimi 2/20, Ibën Maxheh 1740 me shprehje të përafërt.

    [50] Muslimi 2742, Ahmedi 5/297, 299.

    [51] Hadith Hasen. "Es Sahiha" 1567, "Sahihul Xhami" 673. E ka nxjerrë
    Nesai 2422, 2423, Ibën Hibani 943, Bejhakiu 4/294, Ahmedi 5/152, 177

    [52] Hadith Daif. "Tamamul Mineh" 414, "El Mishkat" 2059. E ka nxjerrë Tirmidhiu 746, Ahmedi 1/406.

    [53] Diçka e tillë nuk gjendet në librat e sunetit. "Tamamul Mineh" 415.

    [54] Buhariu 1974, 1975, 6134, Muslimi 2722, Nesai 2390, Ahmedi 2/195, 197, 198, 200, 225.

    [55] Buhariu 1131, 3420, Muslimi 2731, Ebu Daudi 2448, Nesai 1629, 2343, Ibën Maxheh 1712, Ahmedi 2/160.

    [56] Hadith Sahih. "Sahihul Xhami" 3854. E ka nxjerrë Darakutni 2/173, 174, Bejhakiu 4/276, 277, Ahmedi 6/343, el Hakim 1/439.

    [57] Buhariu 1968, Tirmidhiu 2413.

    [58] Hadith Hasen. "El Irva" 1952. E ka nxjerrë Bejhakiu 4/279, Taberani në "El Eusat" 1/132.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:47 am

    [1] Buhariu 708, Muslimi 2544, Nesai 2146, Tirmidhiu 708, , Ibën Maxheh
    1692, Darimi 2/6, Ahmedi 3/99,215, 229, 243, 258, 281, Bejhakiu 4/236.

    [2] Hadith Sahih. "Sahihul Xhami" 4081. E ka nxjerrë Nesai 2164.

    [3] Hadith Hasen. ”Sahihul Xhami" 3683, "Et Targib" 1070. E ka nxjerrë Ahmedi 3/12, 44, 5/370.

    [4] Buhariu 575, 1921, Muslimi 2547, Tirmidhiu 703, Nesai 2154, 2155, Ibën Maxheh 1694.

    [5] Bejhakiu 4/238.

    [6] Hadith Daif, munker –i panjohur me këtë plotësim. "El Irva" 917. E ka nxjerrë Ahmedi 5/146, 172.

    [7] Kuran: El Bekare 187. Përsa i përket ajetit kuranor: “... derisa të
    dallohet peri i bardhë nga peri i zi”, do të thotë sa të dalloni
    bardhësinë e agimit nga errësira e natës.

    [8] Buhariu 1957, Muslimi 2549, Tirmidhiu 699, Ibën Maxheh 1697, Darimi
    2/7, Maliku 1/288, Bejhakiu 4/237, Ahmedi 5/331, 334, 336, 337, 339.

    [9] Hadith Hasen. "Es Sahiha" 2840, "El Irva" 922. E ka nxjerrë Ahmedi
    3/164, Ebu Daudi 2356, Darakutni 240, el Hakim 1/432, Bejhakiu 4/239.

    [10] Hadith Daif. "El Irva" 4/49-51. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2355,
    Tirmidhiu 695, Ibën Maxheh 1699, Darimi 2/7, el Hakim 1/432, Bejhakiu
    4/238, Ahmedi 4/17, 19, 213-215.

    [11] Buhariu 672, Muslimi 1241, 1242, Ahmedi 2/148 me të njëjtin kuptim.

    [12] Hadith Daif. "El Irva" 921. E ka nxjerrë Ibën Maxheh 1753, Ibën Sini 475, el Hakim 1/422, Ibën Asakir 2/287.

    [13] Hadith Hasen. "El Irva" 920, "El Mishkat" 1993. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2357, Ibën Sini 472, Darakutni 240, el Hakim 1/422.

    [14] Hadith Daif. "El Irva" 919. E ka nxjerrë Abdullah ibën Mubarek në
    "Ez Zuhd" 221/2, Ebu Daudi 2358, Bejhakiu 4/239, Ibën Ebi Shejbe 2/181,
    Ibën Sini 473.

    [15] Hadith Daif. "Ed Daife" 1358. E ka nxjerrë Tirmidhiu 3598, Ibën
    Maxheh 1752, Ibën Huzejme 1901, Ibën Hibani 2407, 2408, Ahmedi
    2/304-305, 445, 477.

    [16] Hadith Sahih. "Et Targib" 1082. E ka nxjerrë el Hakim 1/340, 341, Ibën Hibani 3470, Ibën Huzejme 1996.

    [17] Nuk ka nevojë Allahu për këtë lloj agjërimi, prandaj nuk e pranon këtë agjërim.

    [18] Buhariu 1903, Ebu Daudi 2362, Tirmidhiu 707, Ibën Maxheh 1689, Ahmedi 2/452, 505.

    [19] Hadith Hasen Sahih. "Et Targib" 1083, "El Mishkat" 2014, "Sahihul
    Xhami" 3488. E ka nxjerrë el Hakim 1/431, Ibën Maxheh 1690, Darimi
    2/301, Ahmedi 2/441.

    [20] Hadith Daif. "El Irva" 68. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2364, Tirmidhiu
    725, Darakutni 248, Bejhakiu 4/272, Tajalisi 1/187, Ahmedi 3/445, 446.

    [21] “...më bujar se një erë e shpejtë...” ka kuptimin e rendjes dhe shpejtësisë për bujari.

    [22] Buhariu 5, 1902, 3220, 3554, 4997, Muslimi 5964, Nesai 2095, Ahmedi 1/288, 363.

    [23] Buhariu 2024, Muslimi 2779, Ebu Daudi 1376, Nesai 1639, Ibën Maxheh 1768, Ahmedi 6/40, 41, 66-68, 146.

    [24] Muslimi 2780, Tirmidhiu 796, Ibën Maxheh 1767, Ahmedi 6/82, 123, 256.

    [25] Hadith Sahih. Tirmidhiu 795, Ibën Maxheh 1768, Ahmedi 1/98, 128, 133, 137.

    [26] Hadith Sahih. "El Mishkat" 2011. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2365, Maliku 1/294, Ahmedi 3/475, 4/63, 5/376, 380, 408, 430.

    [27] Buhariu 1930, Muslimi 2585, Ahmedi 6/34, 36, 38, Darimi 2/13.

    [28] Transmetim Hasen meukuf (vepër e sahabiut). Ebu Daudi 2378.

    [29] Buhariu 1927, Muslimi 2571, 2572, 2573, Tirmidhiu 728, 729, Ibën Maxheh 1687, Ahmedi 6/40, 42, 44, 126, 128, 156.

    [30] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2385, Darimi 2/13, el Hakim 1/431, Ibën Hibani 4/287, Ahmedi 1/21.

    [31] Buhariu 5694, Ebu Daudi 2372, 2373, 2375, Tirmidhiu 775, 776, 777, Ibën Maxheh 1682, Maliku 1/298.

    [32] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2366, Tirmidhiu 788, Nesai 87, Ibën Maxheh 407, Ahmedi 4/33, 211.

    [33] Buhariu 1904, Muslimi 2699, 2700, Ebu Daudi 2363, Nesai 2217, Ibën Maxheh 1639.

    [34] Hadithi është Sahih pa shtesën "Ju duhet ta ndaloni ...". Kështu e
    ka nxjerrë Buhariu 3281, Ebu Daudi 2470, Ibën Maxheh 1779, Darimi
    2/320, Ahmedi 3/285, 309, 6/337. Ndërsa shtesa e përmendur nuk ka bazë
    në librat e Sunetit. Shih "Ed Daife" 3/75, nën hadithin nr. 1014.

    [35] Buhariu 622, 623, Muslimi 2533 nga Ibën Umeri, Ahmedi 2/9, 57, 123, 6/44, 54, 433.

    [36] Buhariu 1933, Muslimi 2709, Tirmidhiu 721, Ibën Maxheh 1673, Ahmedi 2/395, Ibën Huzejme 1989.

    [37] Transmetim Hasen. "El Irva" 4/87. E ka nxjerrë Ibën Hibani 906, el Hakim 1/430, Darakutni 237, Bejhakiu 4/229.

    [38] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

    [39] Hadith Sahih. "El Irva" 923, 930. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2380,
    Tirmidhiu 720, Darimi 2/14, Tahaviu 1/348, Ibën Huzejme 1960, Ibën
    Hibani 907, Darakutni 240, el Hakim 1/327, Bejhakiu 4/219.



    [40] Hadith Sahih. Është përmendur më parë.

    [41] Abdurrazaku në "Musanef" 4/179, Bejhakiu 4/217.

    [42] Buhariu 1959, Ebu Daudi 2359, Ibën Maxheh 1674, Maliku 1/303, Ahmedi 6/346.

    [43] Buhariu 1936, 1937, 2600, 5368, 6087, 6164, 6821, Muslimi 2590, Ebu Daudi 2390, 2391,2392, Tirmidhiu 724, Ibën Maxheh 1671.

    [44] Ky hadith shërben si argument për ata që e shohin zhvlerësimin e
    shlyerjes së gabimit, në rastin e një gjendjeje vështirësie dhe
    pamundësie. Ky është një prej dy mendimeve të Shafiut, mendimi më i
    njohur prej medh’hebit hanbeli, si dhe i disa dijetarëve maliki, porse
    mendimi i shumicës është që shlyerja e gabimit nuk rrëzohet në kësi
    rasti.

    [45] Nëse ata kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë agjërimit të një
    dite për të plotësuar ditët e lëna mangut nga Ramazani ose ditët për
    shkak të ndonjë premtimi, në këtë rast shlyerja nuk është e detyrueshme.

    [46] Ahmedi është i mendimit që çdo të varfëri i jepet një Mud (masë
    matëse) grurë, ose një gjysëm Sa’ë (njësi matëse) me hurma ose elb. Ebu
    Hanifja thotë që i jepet një gjysëm Sa’ë me grurë ose një Sa’ë me
    llojet e tjera. Shafiu dhe Maliku janë të mendimit që të ushqejë çdo të
    varfër me një Mud, prej çfarëdo lloji nga ushqimet e sipërmpërmendurat.
    Ky është mendimi i Ebu Hurejres, Atait dhe Euzait, pasi duket si më
    pranë të saktës, sepse koshi me hurma që iu dha burrit nxinte 12 Sa’ë.

    [47] Muslimi 2594.

    [48] Buhariu 1950, Muslimi 2682, Ebu Daudi 2399, Nesai 2318, Ibën Maxheh 1669.

    [49] Nuk ka argument për këtë, madje në hadith thuhet e kundërta, që
    ajo nuk mund t'i kompensonte ditët e lëna veçse në Shaban. "Tamamul
    Mineh" 421.

    [50] Hadith Daif. "Tamamul Mineh" 423, "El Irva" 943. E ka nxjerrë Darakutni f.244.

    [51] Buhariu 1952, Muslimi 2687, Ebu Daudi 2400, Ahmedi 6/69.

    [52] Shtesë Daife Munkera – e dobët dhe e huaj, e refuzuar. "Tamamul Mineh" 427.

    [53] Buhariu 1953, Muslimi 2688, 2689, Ebu Daudi 3310, Tirmidhiu 716, Ibën Maxheh 1758, Ahmedi 1/227, 258.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:47 am

    Nata e Kadrit

    Vlera e saj

    Nata e Kadrit është nata më me vlerë e vitit. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

    إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ(وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ)لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ

    “Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit. E kush të njoftoi ty se
    ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë
    muaj”.

    Çdo vepër në këtë natë (leximi i Kuranit, përkujtimi i Allahut etj.)
    është më e vlefshme se kryerja e të njëjtës punë për një mijë muaj, në
    të cilët nuk është nata e Kadrit.

    Është e pëlqyeshme të kërkuarit e kësaj nate

    Pëlqehet që të kërkohet kjo natë gjatë dhjetë netëve të fundit të
    Ramazanit, pasi Profeti (a.s.) përpiqej shumë për këtë gjatë kësaj
    kohe. Më sipër kemi përmendur se Profeti (a.s.) qëndronte zgjuar gjatë
    dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, zgjonte gratë e tij dhe më pas
    qëndronte mënjanë duke bërë adhurim dhe duke u larguar nga marrëdhëniet
    bashkëshortore gjatë kësaj periudhe.

    Cila natë është ajo?

    Dijetarët kanë mendime të ndryshme se cila është nata e Kadrit. Disa
    thonë se ajo është në natën e 21të, disa thonë se është në natën e
    23të, të tjerë thonë se është nata e 25të e disa të tjerë thonë se ajo
    është në natën e 29të. Disa thonë se ajo ndryshon nga viti në vit, por
    gjithmonë është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Megjithatë,
    shumica e dijetarëve thonë se nata e Kadrit është nata e 27të.

    Ahmedi përcjell nga Ibën Umeri me një zinxhir të vërtetë transmetimi se
    Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush dëshiron ta kërkojë atë natë, le ta bëjë
    në natën e 27të".[1]

    Ubej ibën Keab ka thënë: “Pasha Allahun që nuk ka zot tjetër përveç
    Tij, është gjatë Ramazanit”. Ai u betua për këtë dhe tha se e dinte
    cila natë ishte. Ai tha se ishte nata, gjatë së cilës Profeti i kishte
    urdhëruar të faleshin, nata e 27të. Shenja e saj është dielli që lind
    në mëngjes, i bardhë dhe pa rreze.[2] Transmeton Muslimi, Ebu Daudi,
    Ahmedi dhe Tirmidhiu. Ky i fundit e cilëson hadithin të vërtetë.

    Falja e namazit dhe lutjet në natën e Kadrit

    Buhariu dhe Muslimi përcjellin nga Ebu Hurejra se Profeti (a.s.) ka
    thënë: “Kushdo që falet në natën e Kadrit me besim dhe shpresë për
    shpërblim, do t’i falen të gjitha gjynahet e tij të mëparshme”.[3]

    Përsa i përket lutjes në natën e Kadrit, Aishja (r.a.) ka thënë se e ka
    pyetur të Dërguarin e Allahut: “O i Dërguari i Allahut! Nëse unë e di
    se cila është nata e Kadrit, çfarë duhet të them gjatë saj? Profeti
    (a.s.) ka thënë: “Thuaj: O Allah! Ti je Falës dhe e do faljen. Më fal
    mua!” [4] Transmeton Ahmedi, Ibën Maxhe dhe Tirmdhiu, i cili e
    kosideron këtë hadith të vërtetë.

    ITIKAFI

    Kuptimi i tij

    Itikaf do të thotë të jepesh shumë pas diçkaje, e mirë qoftë ajo apo e
    keqe dhe të largohesh nga çdo gjë tjetër. Allahu i Madhëruar thotë:

    مَا هَذِهِ التَّمَاثِيلُ الَّتِي أَنْتُمْ لَهَا عَاكِفُونَ

    “...Ç’janë këto statuja që po adhuroni?” (El-Enbija, 52), që do të
    thotë se çfarë janë ato gjëra që ju po jepeni kaq shumë pas tyre. Në
    kontekstin tonë kjo fjalë merr kuptimin e mbylljes në xhami, duke
    qëndruar në të e duke bërë adhurime me qëllim afrimin tek Zoti.

    Ligjshmëria e itikafit

    Të gjithë dijetarët bien dakord për ligjshmërinë e itikafit. Profeti
    (a.s.) bënte itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Në vitin
    që vdiq e bëri këtë gjë për njëzet ditë.[5] Transmeton Buhariu, Ebu
    Daudi dhe Ibën Maxhe.

    Shokët dhe gratë e Profetit (a.s.) bënin itikaf me të dhe vazhduan ta
    bëjnë këtë dhe pas vdekjes së tij. Megjithëse ky është një veprim që
    kryhet për t’u afruar me Allahun, nuk ka hadithe të sakta që të
    tregojnë për vlerën e tij.

    Ebu Daudi tregon se e ka pyetur Ahmedin në ishte në dijeni të ndonjë
    gjëje rreth vlerave të itikafit. Ai i ishte përgjigjur: “Jo, përveç
    disa transmetimeve të dobëta”.

    Llojet e itikafit

    Itikafi është dy llojesh: sunet dhe i detyrueshëm. Itikafi sunet është
    ai që muslimani e kryen për t’u afruar me Allahun duke ndjekur
    shembullin e Profetit (a.s.) që e bënte këtë, vëçanërisht gjatë dhjetë
    ditëve të fundit të Ramazanit. Itikafi i detyrueshëm është ai, të cilin
    personi ia obligon vetes. Kjo mund të ndodhë si pasojë e një premtimi.
    Për shembull, nëse dikush thotë: “Për Zotin unë do të bëj itikaf...”
    ose si pasojë e një premtimi me kusht: “Nëse Allahu do të më shërojë,
    unë do të bëj itikaf…”

    Në librin “Es-Sahih” të Buhariut tregohet se Profeti (a.s.) ka thënë.
    “Kush bën një premtim për t’iu nënshtruar Allahut, duhet ta mbajë
    atë”.[6] Umeri i ka thënë atij: “O i Dërguari i Allahut! Unë u betova
    që do të bëj itikaf një natë në xhaminë e Mekës. Profeti (a.s.) i tha:
    “Çoje në vend premtimin tënd!”.[7]

    Kohëzgjatja e itikafit

    Itikafi i detyrueshëm duhet të zgjasë aq sa e cakton premtimi. Nëse
    dikush betohet se do të bëjë itikaf për një ditë ose më tepër, ai duhet
    të veprojë sipas kësaj.

    Itikafi i pëlqyeshëm ose sunet nuk ka një kohëzgjatje të caktuar. Ai
    mund të kryhet duke ndenjur në xhami me qëllim për të bërë itikaf për
    një kohë të gjatë ose të shkurtër. Nëse dikush largohet nga xhamia dhe
    kthehet përsëri, ai duhet ta përsërisë nijetin (qëllimin).

    Ja’la ibën Umeje tregon se ka qenë i mbyllur për disa kohë në xhami për
    itikaf. Atau i ka thënë: “Ai është itikafi, për aq kohë sa ti qëndrove
    mbyllur atje. Nëse qëndron në xhami duke shpresuar për mirësi, është
    itikaf e në të kundërt nuk është i tillë”.

    Ai që kryen itikaf jo të detyrueshëm, mund ta ndërpresë atë në çdo
    kohë, madje edhe përpara kohës që ai kishte menduar në fillim. Aishja
    tregon se Profeti (a.s.), kur kishte për qëllim të bënte itikaf, falte
    namazin e sabahut dhe pastaj fillonte. Një herë ai donte të bënte
    itikaf gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit dhe urdhëroi që të
    ngrihej tenda e tij.[8] Aishja tregon: “Kur e pashë këtë, urdhërova që
    të ngrihej dhe tenda ime dhe kështu bënë dhe gratë e tjera. Kur Profeti
    fali namazin e sabahut dhe pa të gjitha tendat, pyeti: “Çfarë është kjo
    që bëni, a doni mirësinë e Allahut?”[9] Pastaj Profeti (a.s.) urdhëroi
    që të hiqej tenda e tij dhe e grave të tij dhe e shtyu itikafin për në
    dhjetë ditët e para të muajit Sheval.[10]

    Fakti që Profeti (a.s.) urdhëroi mbylljen e tendave të grave të tij dhe
    u kërkoi atyre ta ndërpritnin itikafin pasi ato e kishin vendosur ta
    bënin atë, tregon se ato e ndërprenë itikafin pasi e kishin filluar
    atë. Gjithashtu, hadithi tregon se burri mund ta ndalojë gruan e tij të
    kryejë itikafin, nëse ajo nuk ka marrë lejen e tij për këtë. Kështu
    mendojnë shumica e juristëve muslimanë. Ekzistojnë mendime të ndryshme
    për rastin kur burri e pengon gruan të kryejë itikaf pas dhënies së
    lejes për këtë.

    Shafiu, Ahmedi dhe Daudi janë të mendimit se kjo është e lejueshme për
    burrin dhe se gruaja duhet ta ndërpresë itikafin vullnetar në një rast
    të tillë.

    Kushtet që duhen plotësuar për të kryer itikaf

    Ai që bën itikafin duhet të jetë një musliman në moshën madhore, të mos
    jetë xhunub (i papastër), të jetë i shëndoshë mendërisht ose një femër
    që nuk është në kohën e periodave apo gjakderdhjes së lehonisë. Itikafi
    nuk pranohet, nëse kryhet nga njerëz jobesimtarë, nga fëmijë, nga
    njerëz jo të shëndoshë mendërisht, nga persona të papastër dhe nga gra
    me menstruacione apo gjakderdhje të lehonisë.

    Parimet e itikafit

    Itikaf quhet procesi kur personi qëndron në xhami me qëllimin për t’u
    afruar me Allahun. Nëse personi nuk qëndron në xhami apo nuk ka
    qëllimin e arritjes së kënaqësisë së Allahut, atëherë nuk quhet itikaf.
    Fakti se nijeti është i detyrueshëm vërtetohet nga fjalët e Allahut:
    “Ata nuk janë të urdhëruar për gjë tjetër, përveçse të adhurojnë
    Allahun dhe ta ruajnë të pastër fenë e Tij”. Profeti (a.s.) ka thënë:
    “Çdo vepër është sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që ka pasur për
    qëllim”. [Buhari dhe Muslimi]

    Nuk ka dyshim se itikafi bëhet vetëm në xhami, siç thotë Allahu: “Dhe
    mos i prekni (gratë) kur jeni vendosur për itikaf në xhami”. Ky ajet
    tregon se, nëse do të ishte e lejueshme që itikafi të kryhej diku
    tjetër, Allahu nuk do ta ndalonte shkuarjen tek gruaja gjatë itikafit.
    Përgjigjja është se, përderisa një veprim i tillë e prish itikafin,
    është e qartë se itikafi duhet të kryhet në xhami.

    Mendimi i juristëve për xhaminë në të cilën duhet të kryhet itikafi

    Ka mendime të ndryshme ndërmjet juristëve për xhamitë e pranueshme për
    kryerjen e itikafit. Sipas Ebu Hanifes, Ahmedit, Is’hakut dhe Ebu
    Theurit, itikafi është i vlefshën në çdo xhami që falen pesë kohët e
    namazit dhe Xhumaja. Kjo bazohet në hadithin e Profetit (a.s.) që
    thotë: “Çdo xhami që ka një myezin dhe një imam është e pranueshme si
    vend për itikaf”.[11] Transmeton Darakutni, por hadithi është mursel
    dhe i dobët dhe për këtë nuk mund të pranohet si argument.

    Maliku, Shafiu dhe Daudi thonë se itikafi është i pranueshëm në çdo xhami dhe nuk ka asnjë fakt që të kufizojë xhami të veçanta.

    Shafitë mendojnë se është më mirë ta kryesh itikafin në xhaminë më të
    madhe, pasi Profeti (a.s.) vepronte kështu dhe numri i atyre që falen
    në këto xhami është më i madh. Nëse koha e itikafit përfshin faljen e
    ditës së premte, atëherë personi duhet të falet në xhaminë me xhemat,
    në mënyrë që të mos e humbasë këtë falje me shumë xhemat, prandaj nuk
    është mirë që të bëjë itikaf në xhamitë e tjera.

    Personi që bën itikaf mund të thërrasë ezanin, nëse vendi që bëhet kjo
    gjë është në kopështin e brendshëm të xhamisë apo në derën e saj.
    Gjithashtu, ai mund të hipë në çatinë apo tarracën e xhamisë, pasi e
    gjithë ajo konsiderohet pjesë e xhamisë. Nëse vendi nga thirret ezani
    është jashtë xhamisë dhe personi që bën itikaf shkon atje qëllimisht,
    itikafi i tij prishet.

    Sipas hanefive, shafive dhe një transmetimi të Ahmedit, oborri i
    jashtëm konsiderohet pjesë e xhamisë. Sipas Malikut nuk është pjesë e
    xhamisë dhe personi që kryen itikaf nuk duhet të shkojë atje.

    Shumica e dijetarëve janë të mendimit se gruaja nuk mund ta kryejë
    itikafin në vendin e posaçëm ku ajo falet në shtëpinë e saj, pasi ai
    nuk hyn në kategorinë e xhamive dhe mund të shitet. Në këtë pikë nuk ka
    kundërshtime. Gratë e Profetit (a.s.) e kryenin itikafin në xhaminë e
    tij

    Sponsored content


    (N) Re: Kapitulli i Agjërimit, gjithçka rreth tij - Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sat Apr 27, 2024 7:32 am