“Projekti Isa”, për konvertim të muslimanëve “Projekti Isa”, për konvertim të muslimanëveNjë organizatë neo-evangjeliste është duke u munduar ta përhap krishterimin në mesin e muslimanëve ta Azisë përmes radio programeve që lëshojnë dashuri dhe respekt për Jezu Krishtin. "Ne kemi kërkuar nga njerëzit e Zotit qe të luten dhe të na përkrahin gjersa ne po mundohemi të sjellim dashurinë për Jezu Krishtin tek bota muslimane,"thotë Greg Haris, president i Kompanisë Transmetuese "Lindja e Largët." "Kjo kompani ka transmetuar në botën muslimane për shumë vite, dhe ne kemi kuptuar se kur muslimanët dëgjojnë për dashurinë ndaj Zotit, ata janë të etur për të ditur më shumë." Kjo kompani e cila e transmeton programin e saj në më se 150 gjuhë, ka filluar planin e saj afatgjatë për të përfshirë muslimanët gjerësisht. Programi i quajtur "Projekt Isa"do të mbulon muslimanët në Indonezi, Bangladesh, Indi dhe Pakistan, qe së bashku përbëjnë gjysmën e popullsisë muslimane në botë. Tashmë kjo kompani është në fazën e fundit për realizimin e programit të saj në Indonezi, qe është vendi më madh musliman. Emri i projektit u zgjodh pasi hulumtimet treguan se emri i Jezusit nuk është i huaj për muslimanët. Muslimanët besojnë në të si një ndër Profetët më të mëdhenj dhe se ai është i biri i Merjemes por jo i biri i Zotit, dhe se lindja e tij ishte një mrekulli. Sa për kryqëzim, muslimanët besojnë se Jezusi nuk është kryqëzuar, por është ngritur në qiell. Andaj përdorimi i emrit të Jezusit është mënyra më e mirë për të tërhequr muslimanët. Kisha e Anglisë, pas një takimi qe pati këtë javë, me shumicë e mbështeti këtë projekt duke ju thënë: "Ecni para dhe punoni." __________________
©Design Proff. 100% Llapjon Offline Per Pak Koh !
|
“Projekti Isa”, për konvertim të muslimanëve
A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;- Administrator
- Postimet : 617
Pikët : 1454
Thanks : 1
Join date : 14/05/2009