Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dita e KjametitTë

    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Dita e KjametitTë

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:59 am

    Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e
    përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im,
    kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e
    hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është
    preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk
    ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj:
    "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse
    është e fshehtë)".

    (7-A'raf)


    --------------------------------------------------------------------------------

    85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të
    madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti
    (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.

    (15-Hixhr)


    --------------------------------------------------------------------------------

    77. Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës!
    Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh
    një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm
    për çdo send.

    (16-Nahl)


    --------------------------------------------------------------------------------

    21. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin
    njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje)
    është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e
    padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për
    çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë
    shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë
    thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami".

    (18-Kehf)


    --------------------------------------------------------------------------------

    75. Thuaj: "Atij që është në humbje (në mosbesim), le t'ia vazhdojë
    atij i Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u
    premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta
    kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në
    përkrahje!"

    (19-Merjem)


    --------------------------------------------------------------------------------

    1. O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.

    2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka
    për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa
    njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i
    All-llahut është i ashpër.

    7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).

    55. Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin),
    derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së
    pafrytshme.

    (22-Haxhxh)


    --------------------------------------------------------------------------------

    11. Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.

    (25-Furkan)


    --------------------------------------------------------------------------------

    12. E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.

    55. E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët
    betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të
    shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.

    (30-Rum)


    --------------------------------------------------------------------------------
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Dita e KjametitTë

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:00 pm

    34. S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të
    ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç'ka në mitra
    (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të
    punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do
    të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.

    (31-Lukman)


    --------------------------------------------------------------------------------

    63. Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë
    di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!"

    (33-Ahzab)


    --------------------------------------------------------------------------------

    46. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u
    thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"

    (40-Gafir)


    --------------------------------------------------------------------------------

    50. E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana
    Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do
    ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse
    do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!" Ne
    patjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do
    t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.

    (41-Fussilet)


    --------------------------------------------------------------------------------

    61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi
    mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e
    drejtë.

    66. Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t'u vijë befas duke mos e hetuar fare.

    (43-Zuhruf)


    --------------------------------------------------------------------------------

    18. Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t'u vijë befas, e
    parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi
    (pendimi) kur t'u vijë kijameti?

    (47-Muhammed)


    --------------------------------------------------------------------------------

    1. Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).

    36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.

    (54-Kamer)


    --------------------------------------------------------------------------------

    42. Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai?!"

    43. Po, në çfarë gjendje je ti t'ua përkujtosh atë?

    44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.

    45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.

    46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t'u duket sikur
    nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.

    (79-Nazi'at
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Dita e KjametitTë

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:00 pm

    by eKuran

    Sponsored content


    (N) Re: Dita e KjametitTë

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Fri Mar 29, 2024 12:39 am