Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kushtet e agjërimit

    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Kushtet e agjërimit

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:49 am



    KUSHTET E AGJËRIMIT



    -Kushti i pare:
    Nijeti (vendoshmerija)
    Nijeti është kusht për çdo ibadet dhe është një vepër prej veprave të zemrës.
    Alluhu [subhanehu ve teala] thotë: "Duke qënë se ata nuk ishin të
    udhëruar me tjetër, pos të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë
    ndaj tij".
    I derguari a.s. thotë në një hadith që trasmeton Buhariu dhe Muslimi
    nga hadithi i Omerit: "Vërtet, veprat shpërblehën sipas qëllimit dhe se
    çdo njeri do të shpërblehet për qëllimin e tij"
    Mendimi i shumicës së dijetarëve të Fikhut është se para se fleshë
    është farz të kesh nijjet për me agjëruar ditën e nesërme të Ramazanit,
    argument i së cilës është transmetimi i autorëve të sunenëve me
    zinxhirë të vërtetë nga Hafsa [radijallahu anha] se i Dërguari
    [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: " Kush nuk e bën nijetin qysh ai
    duke qënë natën, nuk ka agjërim". Por, kjo është për agjerimin farz.
    Ndërsa për agjërimin nafile nuk obligohet që të bëhet nijeti qysh
    natën, por lejohet që të bëhet nijeti ditën ose natën, nëse ai nuk ka
    ngënë apo ka pirë.
    Argument i kësaj është hadithi që transmeton Muslimi dhe të tjerët nga
    hadithi i Aishes [radijallahu anha] ka thënë: "Hyri një ditë i Dërguari
    [sallallahu alejhi ve selem] tek unë dhe tha: A ka diçka për të ngrënë?
    Thanë: Jo! Tha: Atëherë unë po agjëroj. Mandej na erdhi një ditë tjetër
    dhe i thame o i Dërguari i Allahut, na erdhi një dhuratë me ushqim.
    Tha: Ma sillni që ta shof se jam duke agjëruar, por do të ha."
    Këtu ka një pyetje: A mjafton që të bëhet një nijet për gjithë muajin e
    Ramazanit apo jo? Pergjigja: Dijetarët janë nda në dy mendime:

    1. Mendimi i parë ku konstatojnë dijetarët e medh-hebit Maliki se një nijet mjafton për të gjithë muajin e Ramazanit.

    2. Dhe mendimi i dytë dhe më i sakti -Allahu e di më së miri. Ky
    mendimi i shumicës së dijetarëve ku thënë se pa tjetër duhet të bëhet
    nijeti për çdo ditë. Prej rahmetit të Allahut është se nuk na ka
    kushtëzuar që të bëjmë nijetin me zë apo me gojë. Por, mjafton që ai
    t'a bëjë nijetin vetëm me zemër. Syfyri konsiderohet si nijjet i
    agjërimit -elhamdulilah- që na ka lehtësuar këtë.
    Kushti i dytë:

    Ndërprerja i të gjitha llojëve të ushqimit dhe pijeve prej para sabahut
    deri në perëndim të diellit. Për këtë thotë Allahu [xhel-le shanuhu]:
    "Hani dhe pini derisa qartë të dallohët peri i bardhë nga peri i zi në
    agim, e pastaj agjërimin e plotësoni deri në mbrëmje".
    Peni i bardhë është për qëllim dita kur zbardhohet. Kurse për perin e
    zi nata kur të errët. Për këtë na transmeton Buhariu dhe Muslimi nga
    Adë ibni Hatimi [radij allahu anhu] ka thënë: Kur zbriti ky ajet: "Hani
    dhe pini derisa…", e mora një pe të zi dhe një pe të bardhë dhe i vura
    ato nën jastukun tim, dhe i shiqova ato natën por nuk kisha mundesi t'i
    dalloj. Kur u çova shkova të i Dërguari [salallahu alejhi ve sel-lem]
    dhe i tregova (për ngjarjen). Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem].
    Tha: Jo ashtu, i yti qenka i gjërë, por (qëllimin e ka ajeti) kur të
    jetë nata e errët dhe dita e zbardhur"
    Dhe kushtet që vijojnë:
    Të jetë musliman, i moshuar, i mençur, dhe të ketë fuqi apo mundësi për të agjëruar















    Kushtet e agjërimit User_offline



    Kushtet e agjërimit Reputation
    vbrep_register("34730")


    Kushtet e agjërimit Report







    Kushtet e agjërimit Quote
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kushtet e agjërimit

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:49 am

    Very Happy:P:)

      Ora është Thu Mar 28, 2024 8:58 am